Flamurtari, 3 pikë mes polemikash
Te ardhur nga dy rezultate negative ne kupe dhe kampionat, vlonjatet mezi po prisnin qe te benin autokritiken, edhe pse realisht stonuan ne aspektin loje. Vendasit shenuan qe ne minutat e para me ane te Devollit, por me pas loja e tyre u karakterizua nga paqartesia dhe mungesa e fantazise. Si Roshi dhe Zeqiri nuk munden qe te ngrinin tempin e kesaj perballjeje. Nga ana tjeter, kavajasit, te ndodhur ne disavantazh dhe ne fund te tabeles se renditjes, u hodhen ne sulm per te marre minimalisht nje barazim nga kjo perballje. Nje beteje e forte u zhvillua ne mesin e fushes, ku nuk do te mungonin edhe demtime te shumta te lojtareve te skuadrave respektive. Trajneri i Flamurtarit, duke pare paraqitjen e te tijve, nxjerr nga fusha e lojes dy mesfushoret Roshi dhe Zeqiri, duke i zevendesuar me Bajevksin dhe Begajn, por ky i fundit detyrohet ta lere lojen, per shkak te nje demtimi ne kavilje. Nga ana tjeter, vlonjati i kavajasve, Haxhiu, kerkon me çdo kusht golin, duke hedhur ne fushe edhe sulmuesin Ngjela. Ky i fundit, ne minuten e 68-te do t'i afrohej shume prane golit, por topi do te perfundonte jashte. Vlonjatet perpiqen te dalin para, por gabimet e shumta ne mesfushe nuk u japin mundesi atyre te dalin ne lojen e tyre. Ne minuten e 93-te, kavajasit ishin shume prane golit te barazimit, por topi do te largohej nga mbrojtesi Artan Sakaj ne vijen e portes. Verdhezinjte protestojne per penallti, pasi sipas tyre, topi u prek me dore nga Sakaj, por gjyqtari vazhdoi lojen. Mbyllet ketu dhe kuqezinjte e drejtuar nga Gugash Magani arrijne te mbrojne vendin e pare ne klasifikim me 31 pike, te shkeputur me tri pike diference nga ndjekesi me i afert, Skenderbeu. Nga ana tjeter, miqte nga Kavaja luajten si te barabarte dhe ndoshta meritonin nje pike nga kjo perballje. Superiore/ Java 14
Te shtunen
Laçi-Vllaznia 0-1
Gocaj 70'
Bylis-Tirana 1-1
Popoviç 48'/ S.Lilaj 90+5'
Kastrioti-Elbasani 3-1
Alikaj, 45', Alvish 56', Babiç 58'/ E.Dalipi 85'
Te dielen
Skenderbeu-Shkumbini 1-0
Berkiç 89'
Karton i kuq: Markoviç (S) 90+5'
Dinamo-Teuta 1-2
Vila 47' (p)/ Pepa 8', Frasheri 26'
Dje
Flamurtari-Besa 1-0
Devolli 5'
Renditja
Ekipi ND F B H P
1. Flamurtari 14 10 1 3 31
2. Skenderbeu 14 9 1 4 28
3. Dinamo 14 7 3 4 24
4. Vllaznia 14 7 3 4 24
5. Tirana 14 6 4 4 22
6. Teuta 14 6 3 5 21
7. Laçi 14 5 2 7 17
8. Kastrioti 14 4 5 5 17
9. Shkumbini 14 5 2 7 17
10. Bylis 14 3 3 8 12
11. Elbasani 14 3 3 8 9
12. Besa 14 1 6 7 9
Shenim: Elbasani, minus 3 pike ne renditje, i denuar nga FIFA per shkak te çeshtjes "Darko Periç".
LEONARD KARAJ