E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mrekullia Mazembefitore 2-0 ndajInternacionalit

ABU DABI -Skuadra nga Republika Demokratike e Kongos, Mazembe, ka bërë surprizën më të madhe në Botërorin e klubeve, duke mundur 2-0 në gjysmëfinalen e së martës brazilianët e Internacional.

Në një ndeshje spektakolare të zhvilluar në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, ka qenë skuadra afrikane ajo që ka fituar, duke shkaktuar një çudi të vërtetë. Internacionali shihej si pengesa më e madhe e Interit të Milanos për fitimin e këtij turneu, por tashmë brazilianët janë nxjerrë jashtë.

Ndeshja ka dhuruar emocione të shumta. Në pjesën e parë të dyja skuadrat kanë patur disa raste të pastra për të shënuar, por portierët kanë qenë heronjtë e tyre. Në pjesën e dytë, kur pritej që Internacional të shënonte, e bëri këtë Mazembe. Në minutën e 53-të, Milota Kabangu gjeti golin e parë, pas një topi të Ekanga, ndërsa portieri i Mazembes festoi në një mënyrë aspak dinjitoze në fushë. Internacionali gjithsesi krijoi disa shanse për gol, por pa arritur të shënojë.

Në këtë mënyrë, në minutën e 85-të erdhi edhe goditja fatale, me Kalujituku që shënoi golin e dytë. Me këtë fitore Mazembe e Kongos shkon në finalen e Botërorit të klubeve, ku do të përballet me fituesin e çiftit Inter-Seongnam.

(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›