Flamurtari Daniel Xhafaj Me Bajevskin do jemi nje dyshe endrrash
Daniel Xhafaj sulmuesi vlonjat eshte nga shtyllat kryesore te repartit ofensiv te Flamurtarit. Me dhjete golat e shenuar deri ne javen e 16-te te kampionatit e ka ndihmuar jo pak ekipin qe ta mbylle vitin ne vendin e pare te kampionatit. Per Daniel Xhafajn stervitja turke do ti ndihmoje kuqezinjte ta rinisin sezonin aty ku e lane. Sipas tij Flamurtari eshte ne rrugen e duhur dhe kete e tregojne edhe rezultatet e arritura ne ndeshjet miqesore te cilat i kane fituar qe te dyja. Ai vleresonte dhe kolegun e tij maqedonas Aleksander Bajevski duke pohuar se me te formojne nje dyshe te frikshme. Mua nuk me takon fare te bej analiza te tilla por them qe eshte nje lojtar me nivel si te gjithe ata qe kane mberritur ne skuadren tone. Mendoj se ne kete faze do te ece shume dhe me behet qejfi per golat qe ka shenuar pasi kishte me te vertete nevoje per to. Pra te dy bashke do te jemi nje dyshe e frikshme ne kampionat. Personalisht dua te kap formen time me te mire dhe te jem ne 100 gati per ndeshjet e kampionatit. E njejta gje vlen edhe per golat. Pra me pak fjale nuk i kam konsumuar ne miqesore pasi i kam rezervuar per ne kampionat. Besoj se do te jene me te shumte se ne pjesen e pare ka pohuar Xhafaj.