E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në Ish-Kombinati i Drurit në Elbasan

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrëfikëset, të cilat po punojnë për të vënë nën kontroll flakët, që “gllabërojnë” gjithçka gjejnë përpara. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Flakët janë shfaqur sot në mëngjes në ambientet e një qendre industriale brenda këtij kombinati.

Zjarri ka shkaktuar panik tek banorët përreth në zonën industriale të Elbasanit. Fare pranë vatrës së zjarrit ndodhen cisternat e Mazutit, por burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se zjarri nuk do të prekë këto cisterna, djegia e të cilave do të shkaktonte një katastrofë ekologjike. Forca të shumta zjarrfikëse po punojnë intensivisht për të shuar flakët dhe për të minimizuar pasojat.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›