Itali, shqiptari aksident me makine, vdes 5 vjecarja
Policia italiane thotë se për shkak të shpejtësisë së madhe, i riu ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur në fillim me tre makina të parkuara dhe më pas ka goditur familjen që ecte në trotuar. Arrestohet 19 vjecari
NAPOLI- Aksident i rëndë automobilistik ndodhi mbrëmë në Napoli të Italisë. Një grua me dy fëmijët e saj, vajza 5 vjece dhe djali 2 vjec janë përplasur nga një makinë teksa po udhëtonin në trotuar.
Policia thotë se automjeti drejtohej nga 19 vjecari shqiptar Ariel Geci me banim në Gaeta, ku ndodhi dhe aksidenti. I riu është ndaluar dhe pritet të firmoset arresti për akuzën e vrasjes me dashje.
Sipas dëshmitarëve, rreth orës 23.00 të mbrëmjes së të premtes i riu në drejtimin e një makine tip Wolksëagen Golf po udhëtonte me shpejtësi, kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me tre makina të parkuara dhe më pas ka përplasur dhe gruan e cila së bashku me vajzën Aleksandra dhe djalin 2 vjec në karrocë po ecnin në trotuar.
Aksidenti ka qenë i rëndë. Vajza është dërguar në spitalin e Romës për një mjekim më të specializuar, por zemra e saj ka pushuar sot në mëngjes në orën 07.00 . Gruaja ka pësuar dëmtime si dhe një shok të rëndë psikologjik, ndërsa për fat të mirë vogëlushi 2 vjecar nuk është lënduar.
(s.g/BalkanWeb)