Policia e Tepelenës asgjëson 2083 rrënjë kanabis
Operacioni i koduar “Hija e Lisit” i organizuar nga Specialistët dhe Agjentët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Gjirokastres në bashkëpunim me forcat e policisë së Komisariatit të Tepelenës, zhvilluan operacionin në vendin e quajtur përroi i Harakopit, ku u shkatërruar sasia e lëndës narkotike.
Në parcelat midis lisave të mëdhenj dhe të dendur, ishin mbjellë lëndët e dyshuara si kanabis, gjatësia e të cilave varionte nga 150 centimetra deri në 3,5 metra të larta. Policia ka shpallur në kërkim autorin e kultivimit të kësaj lënde, i cili është larguar nga vendi sapo ka vënë re që policia kishte mbërritur pranë parcelave. Terreni i thyer dhe pylli i dendur ishin në disfavor të policisë, ndërsa favorizoi drogëmbjellësin të largohej.