Balotelli ‘plaçkit’ shtëpinë e tij

Vetëm disa javë pasi zjarri i shkaktuar prej tij dhe disa shokëve kishte dëmtuar pronën në Mottram St Andrew, Cheshire, reprezentuesi italian është rikthyer në skenë. Kësaj radhe ai së bashku me një shok u kthye në shtëpinë e tij të dëmtuar për të mbledhur disa gjëra të tij dhe filloi t’i ngarkojë ato në veturë.
Por, fqinjët nuk e kishin njohur Balotellin dhe dyshuan kur panë ngarkimin e gjësendeve në veturë andaj telefonuan policinë. Zyrtarët dolën në skenë në përpjekje për të zënë ‘hajdutët’, vetëm për të kuptuar se njëri prej tyre ishte pronari i pronës, 21-vjeçari Balotelli.
Një burim i afërm, tha për tabloidin britanik The Sun: “Rasti ishte paraqitur se dy persona vraponin në rrugë duke mbajtur gjëra dhe ngarkuar ato në një 4x4”. Ish-sulmuesi i Interit është duke jetuar në një vend tjetër në veriperëndim, deri në rinovimin e shtëpisë nga incidenti i muajit të kaluar.