Flamurtari fiton Kupën e Pavarësisë
Flamurtari shpallet fitues i edicionit të parë të Kupës së Pavarësisë, trofeu i krijuar për të festuar Ditën e Pavarësisë së vendit tonë. Dje në stadiumin "Flamurtari", skuadra vlonjate e drejtuar nga Gugash Magani ka zbritur në fushë përballë kosovarëve të FK Prishtinës dhe skuadrës nga Maqedonia, Shkëndija e Tetovës. Turneu i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit kishte si qëllim të vinte përballë njëra-tjetrës ekipe nga të gjitha trevat ku ka shqiptarë. Kupa e Pavarësisë ka qenë më tepër një turne festiv dhe kjo u konfirmua prej faktit se të tria ndeshjet (nga 45 minuta secila) përfunduan në barazime 0-0. Në fund, pas gjuajtjes së penalltive, fitues u shpall Flamurtari. Ky është trofeu i dytë i këtij lloji ku kuqezinjtë triumfojnë, pas Kupës Mbarëkombëtare.
e. k.
e. k.