E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana, më i miri edhe kundër Arsenalit

Gjatë së shtunës, në kohën kur po luante me Sandërlendin në transfertën e humbur 1-0 në fushën e Uiganit, Lorik Cana u shpall "Lojtari i Ndeshjes" për takimin e fituar një javë më parë kundër Arsenalit. Mesfushori shqiptar siguroi 64.4 për qind të votave të afro tremijë tifozëve të "maceve të zeza", të cilët morën pjesë në anketën e përjavshme, që zhvillohet nga faqja zyrtare e klubit anglez. Paraqitja e Canës kundër "topçinjve" të Arsen Venger ishte e jashtëzakonshme dhe ajo u vlerësua maksimalisht edhe nga mediat britanike. Për t‘u theksuar është fakti se kuqeziu është shpallur fitues në të katërta ndeshjet me "big four": kundër Çelsit, Mançester Junajtid, Liverpulit e së fundmi edhe Arsenalit. Kjo është hera e nëntë që Cana fiton anketën, pas 16 ndeshjeve (14 prej tyre janë luajtur në Permierligë dhe dy në Kupë).

e. k.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›