E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana barazon me Vllazninë, ruan kryesimin e superligës

Tirana (Start) - Tirama ruan kryesimin e superligës. Djemtë kryeqytetas arritën të barazojnë në ndeshjen më të pritur të javës, atë kundër Vllaznisë. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1. Skuadra e Tiranës e ka nisur mjaft mirë takimin teksa ka rrezikuar disa herë me anë të sulmuesit të saj Daniel Xhafa. Megjithatë ka qenë pikërisht skuadra e Vllaznisë që me anë të lojtarit nigerian Xhejms Boadu ka shënuar golin e avantazhit në minutën e 34-t. Në pjesën e dytë, falë edhe zëvendësimeve të bëra nga trajneri kroat i Tiranës, Blaze Slishkoviç, bardh e blutë e kryeqytetit kanë zhvilluar një lojë më të mirë duke iu afruar disa herë golit. Barazimi ka ardhur në minutën e 78’të falë një gjuajtje të mesfushorit Devolli. Ky barazim duket se ka kënaqur më shumë skuadrën e Tiranës, pasi falë hapave fals të Shkumbinit e dinamos ka arritur të ruajë kreun e renditjes së Superligës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›