Partizani merr vetëm një pikë ndaj Lushnjes; renditet i fundit
Lushnje (Start) - Partizani sërish nuk ka arritur të marrë një trepikësh në ndeshjen e radhës me ekipin e Lushnjes. Ekipi kryeqytetas ka barazuar duke marrë vetëm një pikë dhe duke mos lëvizur nga vendi i fundit i renditjes së superligës. Partizani e ka nisur ndeshjen me një ritëm të ulët, të cilin e ka mbajtur për gjatë gjithë lojës. Ka qenë skuadra lushnjare ajo që ka pasur rastet më të mira për të shënuar në pjesën e parë, por sulmuesit lushnjar nuk kanë arritur të shënojnë. Në pjesën e dytë trajneri Duro ka ndryshuar skemën e skuadrës, duke shtuar sulmuesit, por kjo nuk ka sjellë rezultatet e pritura. Barazimi 0-0 ka qenë rezultati më i drejtë për një takim që nuk u ngrit asnjëherë në nivelin mesatar. Lushnja e Vasil Bicit ka marrë një barazim me vlera në kryeqytet, por megjithatë mbetet sërish në vendin e parafundit. Pas këtij barazimi Partizani shkon në kuotën e 8 pikë po aq sa skuadra lushnjare, por që falë golavarazhit renditet një vend më sipër se kryeqytetasit.