Milani merr një tjetër barazim, këtë herë në Torino 2-2
Torino (Start)- Milani dështon përsëri këtë javë në kampionatin italian. Kuqezinjtë, pas atij barazimi me Leçen, marrin një tjetër barazim me Torinon këtë javë. Me rezultatin e mbrëmshëm Milani sheh Interin t’i shkëputet me 3 pikë.
Milani e sheh veten në avantazh deri në 77’, kur Torinezët vendosin barazpeshën dhe shënojnë rezultatin përfundimtar. Vendasit e Torinos e fillojnë takimin më mirë duke rrezikuar me Xhemailin dhe Stalonen. Në minutën e 25’, ky i fundit do të kalonte “Granadat” në avantazh. Milani reagon menjëherë me Paton, i cili qetëson kampin kuqezi.
Nuk vonon shumë dhe është braziliani tjetër i Milanit, Ronaldinjo, që shënon golin e dytë për skuadrën e tij, nga një goditje dënimi pranë zonës. Me avantazhin e djemve të Ançelotit mbyllet dhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë vendasit duken më të karikuar për të marrë një rezultat pozitiv me kuqezinjtë. Megjithë përpjekjet e torinezëve, duhet të bëhet protagonist gjyqtari Farina që të ndikojë në lojën e skuadrave. Në minutën e e 55’ ai nuk “sheh” një prekje të pastër me dorë të Pratalit, pas një goditjeje të Ronaldinjos.
Në të 77’ gjyqtari vëren këtë herë shumë mirë prekjen me dorë të Kalaxes. 11-metërshi i ekzekutuar saktë nga Rozina vendos barazpeshën e rezultatit. Pas barazimit, Milani është i paaftë për të rikthyer përsëri avantazhin në favor të tij. Me nga një pikë, e cila kënaq më shumë vendasit, skuadrat mbyllin këtë takim të javës së 13.
Milani arrin të mbajë vendin e dytë në renditje me 27 pikë, tre më pak se Interi i vendit të parë. Torino ndodhet në vendin e 16-të me 12 pikë. Ndeshjen e ardhshme Milani do ta luajë në fushën e vështirë të Palermos, ndërsa Torino do të luajë në fushën e Sienës.