Flamurtari, kreu i Ligës Unike i pacënueshëm

Flamurtari në basketboll për femra ka vijuar me fitoret në Ligën Unike “Shqipëri-Kosovë”, teksa ka ruajtur dhe kryesimin, ndërsa ka mundur Bashkimin e Prizrenit. Vlonjatet e drejtuara nga Elona Hasanaj kanë fituar 85-58. Një ndeshje e dominuar nga Flamurtari, që e ka zgjidhur suksesin që në pjesën e parë.
Në dhjetë minutat e para vendëset krijojnë epërsi dhe janë në diferencë pikësh me Bashkimin e Prizrenit, teksa fitorja e pjesës së parë në shifrat 48-27 dha shenjat që suksesi do të anonte nga vlonjatet. E njëjta situatë dhe në pjesën e dytë dhe Flamurtari, duke vazhduar të luajë mirë e dominuar, e ka mbyllur këtë ndeshje në shifrat 85-58. Flamurtari ndeshjen e radhës do ta ketë me Prishtinën, ndërsa kështu vijon të kryesojë Ligën Unike.