Flamurtari "kurth" edhe Skenderbeut

Vlonjatët e drejtuar nga Eqerem Memushi prodhuan surprizën më të madhe të javës së parë, kur mposhtën në stadiumin e tyre, kampionen në fuqi, Tiranën, me rezultatin e ngushtë 1-0, me golin e shënuar nga 20-vjecari Franc Veliu. Flamurtari synon ta shfrytëzojë në maksimum faktorin fushë në ballafaqimin dhe gjendjen e mirë psikologjike, kundrejt një Skënderbeu jo shumë të qetë, pas shkatërrimit në shtëpinë e tij me Teutën (1-3). Trajneri i ri i Skënderbeut, Faruk Sejdini, një nga veteranët e bankinave shqiptare, beson se skuadra e tij do të dijë të tregojë vlerat dhe të marrë të paktën një pikë në transfertë.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA II
E shtunë, 1 shtator 2007
FLAMURTARI-SKËNDERBEU, Ora 16:30
Stadiumi "Flamurtari", Vlorë
Gjyqtarë: E.Peza, L.Mustafaraj-A.Guce
Bilanci: 95 ndeshje; 36 fitore Flamurtari, 30 barazime, 29 fitore Skënderbeu. Golat: 105-105