E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastritoti: Piket e para ia marrim Elbasanit

Të dyja skuadrat e shohin takimin, që do të zhvillohet në fushën asnjanëse të Lacit, si mundësinë më të mirë për të marrë pikë të plota apo për të ndarë pikët midis tyre. Elbasani i Alimehmetit, që në mesjavë u përforcua edhe me Bejzaden, pas barazimit në shtëpi me Vllazninë (0-0) nuk e sheh pa shqetësim ballafaqimin me Kastriotin. Në dy takimet e fundit si udhëtues, Elbasani morri vetëm një pikë nga gjashtë të mundshmet. Kastrioti e konsideron të rastësishme humbjen me Besën (3-1) dhe lojtarët e tij kryesorë, përfshirë dhe kapitenin Shkëlzen Rustami, janë të bindur se nuk di ta zhgënjejnë tifozerinë e tyre.

KASTRIOTI-ELBASANI, 16:30
Fusha sportive e Lacit
Gjyqtarë: B.Pashaj, D.Rexha-G.Maloku
Bilanci: 12 ndeshje; 4 fitore Kastrioti, 3 barazime, 5 fitore Elbasani. Golat: 8-10

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›