Flamurtari, miqësore me Nikshiqin

Flamurtari në basketboll për femra, në prag të kampionatit të ri, në mesjavë ka luajtur një ndeshje miqësore me Nikshiq të Malit të Zi. Një ndeshje e fituar nga vlonjatet, 62-47, ndërsa të dielën ato do të luajnë ndeshjen e javës së parë të kampionatit të ri me Studentin. Ndeshja me skuadrën malazeze vjen pas fitores së Kupës së Federatës Shqiptare të Basketbollit, kurse vlonjatet kanë parë dhe gjendjen e tyre në prag të këtij sezoni. Sportdashësit vlonjatë kanë qenë të interesuar për Flamurtarin, kurse në përfundim të ndeshjes, trajneria vlonjate, Elona Hasanaj, do të tregonte për RTSH Sport.
“Është fat – thotë Hasanaj – që patëm një kundërshtar të tillë përballë. Një ndër skuadrat më të mira të Malit të Zi, që merr pjesë në ABA Ligë, ndërsa humbja i mërziti shumë. E kemi nisur mbarë këtë sezon, teksa kemi fituar Kupën e Federatës Shqiptare të Basketbollit. E shfrytëzuam këtë ndeshje dhe për të parë gjendjen, ndërsa shpresojmë që të jemi përsëri kampion”.