E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamurtari mund Skënderbeun, Kukësi surprizon Besën

TIRANE-Thyhen për herë të tretë kampionët këtë sezon. Por në fakt kjo pritej, pasi në Vlorë, Skënderbeu nuk fiton prej 37 vitesh dhe kështu ka ngjarë sërish. Flamurtari ka shënuar me anë të Memellit që në fillim të takimit dhe ka mjaftuar për të marrë tri pikë, që janë me vlerë, pasi për momentin kuqezinjtë qëndrojnë në vend të tretë, vend që i çon në Europë. Surpriza e vetme për këtë javë është fitorja 2-0 e Kukësit në Kavajë ndaj Besës, teksa tashmë verdhezinjtë rrezikojnë rënien nga Superliga, pasi Shkumbini është afruar me 4 pikë. Pra, kanë fituar të tre ekipet që luftojnë për një vend në Europë, Teuta, Flamurtari dhe Kukësi. Mes këtyre ekipeve do të diskutohen 2 vende, i dyti dhe i treti, ndërsa Tirana që u fut dje në “valle”, tashmë vetëm teorikisht mudn të shpresojë, pasi praktikisht është e pamundur. Në këtë “luftë” më e avantazhuar duket Teuta, sepse javën e ardhshme do të ndeshet Kukësi-Flamurtari. Kush fiton atë ndeshje, zë një vend në Europë, barazimi favorizon vendësit e Kukësit, pasi për momentin janë një pikë para vlonjatëve. Ky është skenari sa i takon dy vendeve për në Ligën e Europës. Ndërsa duket se Skënderbeu festën e titullit do ta bëjë javës tjetër kur të ndeshet me Kastriotin në Korçë.

TË DIELËN
KASTRIOTI – LUFTËTARI 1-0
Kalari 68’
TEUTA – APOLONIA 2-1
Mancaku 47’ (11-m), D. Xhafaj 88’ / Ribaj 8’ (11-m)
FLAMURTARI- SKËNDERBEU 1-0
Memelli 5’
BESA – KUKËSI 0-2
Progni 48’, Allmuça 70’

TË SHTUNËN
SHKUMBINI – BYLIS 2-1
Dervishi 58’, Lluca 84’ / Bakiu 25’
TOMORI – LAÇI 2-0
G.Arbri 25’, Sulejmani 45’
TIRANA – VLLAZNIA 1-0
G.Lika 48’ (11-m)

RENDITJA
1 Skënderbeu 52
2 Kukësi 43
3 Flamurtari 42
4 Teuta 42
5 Tirana 38
6 Vllaznia 35
7 Laçi 34
8 Kastrioti 34
9 Bylis 29
10 Besa 27
11 Shkumbini 23
12 Luftëtari 18
13 Tomori 15
14 Apolonia 10

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›