E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama: Estradë, Berisha kopjon kaq shumë nga PS sa shpall idetë natën

TIRANË-Kryetari i PS, Edi Rama reagoi ndaj deklaratave të bëra nga kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi me të rinj biznesmenë.
Sipas Ramës, Berisha ka kopjuar hapur programin e PS, ndërsa e ka cilësuar estradë, programin e kreditimit.
“Estrade: Pas programit tonë për mikrokreditimin e të rinjve KM thotë se paska qenë ëndrra e tij që do të realizohet pasnesër nga bashkia TR. E ka kaq shumë për të kopjuar nga programi sa tani bën takime edhe natën për të shpallur idetë që kopjon! Po 8 vjet c'bëri? Noc Rrokun pra.”

Berisha tha sot që së shpejti do të bëjë realitet program kreditimi për bizneset e reja. “Qeveria ka vendosur të ketë një sistem mikrokreditimi, dhe bashkia e Tiranës do e fillojë dhe këto 2 ditë pritet të linçohet”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›