NATO dhe Rusia ne nje agim te ri
E planifikuar per ne nentor me seli ne Lisbone Mbledhja e Pergjithshme e NATO-s ka marre parasysh percaktimin e nje strategjie te re ne trajtimin e zhvillimeve te ardhshme gjeopolitike globale. Ne krye te kesaj trajtese do te jene natyrisht edhe zhvillimet e reja qe kane te bejne me marredheniet e drejtperdrejta NATO-Rusi. Nevojshmeria e risive ne kete ceshtje rrjedh nga nje ndergjegjesim qe po ndodh se fundmi ne politikat e drejtuara nga vendet e boshtit euroatlantik. Per gati dy dekada edhe ne kushte krejt te tjera ne krahasim me ato te Luftes se Ftohte menyra e raportimit me Mosken ka respektuar parimin e izolimit te kesaj te fundit. Federata Ruse dhe synimet e saj hegjemonizuese ndaj vendeve te ish-Bllokut Sovjetik jane pare gjithmone si force antagoniste ndaj se ciles duhej vepruar ne kundershtim. Edhe me shume eshte thelluar kjo tendence nese marrim parasysh zgjerimin e NATO-s ne kete dhjetevjecar te fundit. Ish-vendet e orbites sovjetike ndash qe nga Polonia e deri te Shqiperia - edhe per arsye historike nuk kane bere gje tjeter vecse shtimin e dozave perjashtuese ndaj cdo afrimiteti te Aleances Atlantike me Rusine. Nese nje pergjigje e vendosur nuk ka ardhur nga ana ruse gjate periudhes presidenciale te Jelsinit trokitja e mijevjecarit te ri ka percjelle te tjera zhvillime. Renia dramatike e fuqise ushtarake ruse pas kolapsit sovjetik dhe veshtiresite e jashtezakonshme qe haste ekonomia e saj u duk qarte se paten nje fund me presidencen Putin.
Mesa duket vendet perendimore nuk nxoren mesime te qarta nga shembuj historike jo dhe aq te larget. Vendosja gjeopolitike dhe sidomos ndikimet gjeostrategjike te Rusise ne gjithe hapesiren eurolindore te pakten qe nga Lufterat Napoleoniane lene shume shkas per te reflektuar. Edhe ne veshtiresi serioze per sa i perket sistemit te saj ekonomiko-financiar ndash shembulli me i sakte eshte periudha fill pas Luftes se Dyte Boterore ndash Rusia nuk do terhiqet asnjehere perballe nje konfrontimi qofte te armatosur. Nese dekadenca e shenuar gjate periudhes jelsinaine lejoi NATO-n lexo SHBA-ne te shtrihej ne vende qe deri atehere Moska i trajtonte si jastek mbrojtes Polonia ish-Cekosllovakia etj. nje gje e tille nuk mund te zgjaste shume. Kur vitet e fundit te administrates Bush Jr. shprehen synimin per ti bashkuar NATO-s edhe vende si Ukraina apo Gjeorgjia thonjte e Moskes reaguan drejtperdrejt. Ishte me se e qarte qe anetaresimi i ketyre vendeve nuk do te kryhej si rrjedhim i kushteve te tyre optimale sesa pikerisht per te ngarkuar edhe me tej dozen antiruse te Aleances. Lufta ne Gjeorgji renia e partive properendimore ne Ukraine raportet e permiresuara mes Rusise e Azerbajxhanit treguan qe tashme ekziston nje kufi tejet i percaktuar mes ambicieve te NATO-s dhe feudit rus. Summit-i i ardhshem i NATO-s ka per qellim ndergjegjesimin e kesaj situate te re dhe rrjedhimisht percaktimin e nje strategjie me paqesore ne marredhenie me Mosken.
Ky ndryshim i ri pikepamjesh nga ana perendimore vjen si rrjedhim jo vetem i rimekembjes ruse ekonomikisht ushtarakisht dhe diplomatikisht por edhe i nevojshmerise qe kane euro-amerikanet per bashkepunim me Mosken ne shume ceshtje te nxehta globale permbajtja e programit berthamor iranian terrorizmi nderkombetar Afganistani etj. jane vetem disa nga keto. Ka kush hipotizon madje edhe nje anetaresim te ardhshem te Federates Ruse ne vete Aleancen Atlantike revista prestigjioze Foreign Affairs shpesh e ka trajtuar si mundesi por fakti me i rendesishem eshte atmosfera nen te cilen mund te ndodhi kjo rigjetje harmonie mes Perendimit dhe klases drejtuese ne Moske. Pikerisht kjo e fundit duket se me presidencen Medvjedev po sherben disa raste shume te mira per tu shfrytezuar.
Fytyra e re e diplomacise ruse lidhet ne menyre te drejtperdrejte pikerisht me programin e ketij Presidenti. I ardhur ne pushtet ne mars te 2008-s z. Medvjedev shprehu qartesisht ne fjalimin e tij qellimin e ndertimit te marredhenieve me te mira me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara. Antiteza e tij ne krahasim me paraardhesin Putin ishte e qarte qe ne piken e programit ku thuhet se Rusia nuk do kerkoje perplasje me vendet e tjera. Pas luftes ne Gjeorgji dhe sidomos krizes ekonomike boterore nevojshmeria e shprehur nga Presidenti ishte kerkimi i partnereve ne gjendje qe te ndihmonin modernizimin e gjithanshem te vendit. Kjo u shpreh edhe nga shifrat e renda qe percillte ekonomia ruse ne prag te krizes ne fillim te 2009-s tregu i brendshem rus humbi me se 90 te te ardhurave vjetore ndersa investimet e huaja rane me 45 brenda nje viti. Vete Prodhimi i Brendshem Bruto humbi 8 nderkaq qe ai amerikan ra me vetem 2.5.
Vizioni i ri i Presidentit Medvjedev ka te beje pikerisht me fakte qe nisen nga keto shifra. Kufizimi global i fuqise ruse eshte rrjedhim i drejtperdrejte i mungeses se konkurrueshmerise se Moskes ne tregjet boterore. Per me teper renia e cmimeve te gazit e naftes pika e forte e eksporteve ruse e ka thelluar kete tendence. Medvjedev vete e ka kuptuar se perballja ekonomike eshte shume me e rendesishme se ajo ushtarake ne kushtet e sotme te globit. Strategjia e tij me paqesore kundrejt Perendimit - cka koincidon me te njejten strategji te anasjellte qe analizuam me siper - ka per qellim thithjen e investimeve perendimore. Ne kete menyre mund te jepet kontribut per rinovimin teknologjik te vendit dhe modernizimin e strukturave te tij ekonomike gje qe mund te ndihmoje ne uljen e varesise ndaj eksporteve te gazit. Me pak se nje vit me pare fjalimi i Medvjedevit para kombit pati per qellim pikerisht reklamimin e kesaj politike te re pasi suksesi i nje pushteti varet nga permiresimi qe ai u jep kushteve te jeteses. Dhe kjo sigurisht eshte emblema me e qarte e nje dukurie te re ne politiken ruse shprehi gjithashtu e faktit qe Moska nuk do dhe nuk kerkon nje perballje te drejtperdrejte me Perendimin.
Sesa frymemarrje do te kete ende Medvjedevi mbetet per tu pare. Shenjat e nje antagonizmi me pasardhesin e tij Putin ndash nderkaq ne postin e Kryeministrit ndash dikush nuk mohon se jane te qarta. Vete lufta ne Gjeorgji ne 2008 dukej me teper iniciative e ketij te fundit dhe dobesi e vete Medvjedevit te sapohipur ne pushtet. Rendesi ne kete rast merr trajtesa qe do u beje Perendimi ketyre risive te ngadalta por njekohesisht te vendosura. Mbeshtetja e ambicieve modernizuese ruse shenon nje hap te ri ne marredheniet globale por edhe rajonale. Kjo gje eshte me se e vertete per Ballkanin ende nje pike ferkimi mes Moskes dhe Uashingtonit tashme jo ne kuptimin ushtarak por te drejtperdrejte ekonomik. Eumlshte e rendesishme qe cdo vend sidomos anetar i NATO-s te mbaje parasysh qe roli i tij sado i vogel mbetet i rendesishem ne kete tavell shahu ku luhen qartazi interesat e sotme gjeopolitike globale. Vec qe kjo gje mund te ndodhe vetem ne momentin qe kasta diplomatike nuk eshte shprehje e neperkembur e sherreve politike te brendshme. Kjo gje mund te ndodh kur Ministria e Jashtme mos te trajtohet me si han ku futen e dalin qe nga kreu e deri te funksionari i ulet aparatciket provinciale te partive.