Mentor Quku Historia ende ne sherbim te politikes
Studiuesi i takon levizjes se djathte shqiptare nje levizje qe pretendon te ndricoje historine e vertete te kombit shqiptar figura te cilat kane qene te perbaltura gjate regjimit komunist per ngjarje qe kane qene te marra neper kembe te perbaltura gjithashtu dhe te lena ne harrese. Mbi te gjitha Quku njihet si studiuesi i Ndre Mjedes
Per gati 4 dekada Mentor Quku i eshte kushtuar teresisht mbledhjes studimit dhe botimit te vepres se Ndre Mjedes. Ka botuar 8 vellime qe shkojne ne 5 mije faqe dhe thote se ndodhet ende ne gjysme te punes. E takuam ne sesionin e 9-te shkencor te organizuar nga e ashtuquajtura e djathta shqiptare. Nuk eshte nje levizje politike por nje levizje qe kerkon te tregoje historine e vertete te ndertoje nje piramide vlerash mbeshtetur mbi vertetesine. Mentor Quku eshte sot 71 vjec por flet me dyshime per punen shkencore qe behet sot per historine ne sherbim te politikes.
Cfare do te thote kjo levizje e djathte qe nuk ka asnje ngjyrim politik ndonese ngjan e tille ne dukje
Nuk eshte nje parti por ka nje mision shume fisnik. Merr persiper te ndricoje historine e vertete te kombit shqiptar figura te cilat kane qene te perbaltura gjate regjimit komunist per ngjarje qe kane qene te marra neper kembe te perbaltura gjithashtu dhe te lena ne harrese. Historia behet me dokumente historia nuk behet me porosi. Eumlshte bere me porosi ne kohen e komunizmit dhe per inerci prape ashtu vazhdon te behet. Historianet them historiografet e kohes se komunizmit kane qene sherbetore te Enverit. Nje pjese e madhe vazhdojne te jene sherbetore te politikes edhe sot. Te flasesh p.sh. per ceshtje nacionale shqiptare perben ende nje teme tabu. Ka ende rrethe pseudoshkencore te cilat e barazojne konceptin e nacionalizmit me shovinizmin me imperializmin me tendencat radikale. Ne te vertete nacionalizmi shqiptar nuk ka elemente shoviniste nuk ka nje ekspansion por brenda normave nderkombetare eshte nje atdhedashuri. Nacionalizmi shqiptar duhet te shihet me syrin realist ai asnjehere nuk ka prure probleme. Kane prure shqetesime dhe te keqija pansllavizmi dhe helenizmi por asnjehere nacionalizmi shqiptar.
Ju i besoni Shqiperise se bashkuar Si duhet te jete ajo
Per ne nuk ka rendesi forma e shtetit pervec kushtit qe te jete demokratik. Ka rendesi bashkimi ne nje shtet i kombit tone. Nuk jemi parti politike dhe kjo u takon pikerisht partive. Te bashkojme dhe te bashkohemi tek interesat tona e me pas te futemi ne Bashkimin Europian. Ne kerkojme te jemi te barabarte ne shanset por jo ne identitetet. Ne jemi keta qe jemi dhe nuk ka pse te ndryshojme e ti themi gjysmes tone tani ti je i ndryshem sepse keshtu do nje fqinji kundershtar i yni. Kjo nuk eshte normale.
Eumlshte folur per nevojen e ndryshimit te teksteve te historise nese edhe ju mendoni keshtu cfare duhet te ndryshoje
Historia e shkruar deri tani eshte krejtesisht e deformuar. Ajo nuk eshte historia e kombit shqiptar por nje sherbim qe u kane bere autoret koniunkturave te kohes per te perfituar nje post nje detyre ne nomenklature etj.
Si duhet ta kishin shkruar
Duhet ta shkruanin mbi bazen e kerkimeve mbi bazen e fakteve qe kane ndodhur.
Per disa dekada jeni marre me Ndre Mjeden dhe keni botuar mijera faqe per te dhe nga ai...
Kam bere kerkime per Mjeden plot 36 vjet pa nderprerje. Kam sjelle te verteten dhe jo ajo qe ne kemi mesuar per te e cila ka qene shkruar me porosi nga lart. Mjeda eshte shume pak i njohur deri tani. Ai eshte gjeni. Ne shqiptaret per fat te keq gjenite dhe mendjet e ndritura i kemi keqperdorur i kemi shkelur me kembe sic ndodhi me Fishten ose i kemi harruar. Mjeden e kemi perdorur sa per vete sa per te kaluar radhen. Puna kerkimore qe kam bere per te ka synuar hulumtimin e arkivave.
Cfare ju shtyu te merreshit me Mjeden
Une kam qene 30 vjet mesues aty ku Mjeda ka qene 3 vjet famullitar. Ky qe shkaku rastesor. Me pas ka qene nje ftese qe mu be nga Akademia e Shkencave ne Tirane te flisja per kontributin e Mjedes ne letersine per femije. Me kete rast mu desh te beja kerkime shume kerkime per te bere nje kumtese. Gjeta nga Mjeda aq shume vlera sa nuk iu ndava me kerkimeve per te. Gjeta qe Mjeda eshte nje krijues i madh i letersise per femije. Gjeta edhe shume probleme qe kane te bejne me autoresine sepse krijimtaria e Mjedes per femije eshte botuar ne librat e Kendimit te kohes jane botuar pa emrin e autorit. Duhen kerkime shkencore per te percaktuar cilat jane veprat e Mjedes ne korpus te gjere per te folur me pas per procesin krijues te ketij autori per te bere analiza etj.
Nese studiuesit e djeshem cilesohen si socrealiste cili eshte profili i studiuesve te diteve te sotme
Studiuesit e sotem ndodhen ne inerci. Realiteti i meparshem ne kuptimin e metodologjise jorealiste vazhdon edhe tani qe po flasim. Ne vazhdojme te kemi ne role funksionale pseudoshkencetare shkencetare qe bejne pune ne pergjithesi e qe nuk futen ne thellesi te problemit me shkencetare qe vetem gjoja merren me kerkime shkencore demek me metoda te perparuara. Si kudo edhe ne kete fushe jemi shume prapa standardeve te kerkuara.
Thate qe Mjedes i keni kushtuar jeten a mund te themi qe e keni shteruar si autor
Une kam prure nje model ata qe duan ta njohin vepren e Mjedes te botuar nga une mund ta perdorin kete model per te cilin kam punuar tere jeten. Nje autor i madh nuk shteron asnjehere. Per Danten i cili ka jetuar shume shekuj me heret jane me mijera studiues qe merren me te po keshtu per Shekspirin e me radhe. Pse te mos kemi ne dhjetera studiues qe te merren me Mjeden me Fishten dhe me autore te tjere te medhenj. Aty ku ka gare edhe cilesia eshte me e larte.
A ka nje autor tjeter me te cilin do te donit te merreshit
Po te kisha edhe 10 jete te tjera prape me Mjeden do te merresha. Kam botuar me shume se 5 mije faqe dhe ndodhem ne gjysmen e kerkimeve dhe studimeve te mia per kete autor.