Kraja firmos për Vllazninë

(ALBANIA SPORT) - Mbrojtesi Elvis Kraja firmosi zyrtarisht me Vllazninë. Shkodrani 26-vjeçar luajti pjesën e parë me Skënderbeun (15 ndeshje), nënshkroi një kontratë 18 mujore me presidentin Valter Fushaj, me afat skadimi në qershor të vitit 2011.
Për Krajën bëhet fjalë për një rikthim te klubi ku është formuar si futbollist. Në Shqipëri, përveç Vllaznisë, Kraja ka luajtur edhe me Besën, por në karrierën e tij është dhe Iraklis i Selanikut (Greqi) dhe Metalurg Zakarpatia (Ukrainë).