Flamurtari sfidon liderin

Një udhëtim mjaft i vështirë e pret të dielën kampionin vjeshtor, Trepça, e cila do të jetë mysafire e Flamurtarit në kryeqytet, në kuadër të xhiros së 20-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.
Njëherësh ky takim është derbi i kësaj xhiroje, pasi bëhet fjalë për një duel ndërmjet dy ekipeve që prijnë në tabelën e klasifikimit. Trepça aktualisht është e para në tabelë me 36 pikë të tubuara, pesë më shumë sesa Flamurtari, që zë vendin e tretë me 31 pikë.
Kjo e fundit synon t’i fitojë tri pikë të plota ndaj kryesuesit, me qëllim që ta ndjekë me seriozitetin më të madh titullin e kampionit, synim ky të cilin kuqezinjtë nuk e kishin në fillim të kampionatit, por falë sukseseve të arritura, kryeqytetasit gradualisht hapën kandidaturën për të luftuar për titullin e më të mirit.
Andaj kryetrajneri i kuqezinjve, Jusuf Tortoshi, thotë se ekipi i tij kërkon vetëm fitore ndaj gjelbërezinjve.
“Ndeshja është shumë e fortë dhe me meritë mban epitetin e derbit. Do ta kemi vështirë përballë Trepçës, e cila ka skuadër me lojtarë shumë kualitativë. Por, ne kërkojmë fitore që ta vazhdojmë serinë e suksesshme. Lojtarët duken të jenë të motivuar dhe unë kam besim tek ata”, deklaroi Tortoshi për Express.
Në anën tjetër, edhe Trepça dëshiron t’i fitojë tri pikë të plota në këtë përballje, me qëllim që të shkëputet edhe më tej prej ndjekësit të parë, Hysit, pastaj Flamurtarit e Besës. Kështu thotë sulmuesi në top formë i kësaj skuadre, Florent Sejdiu, i cili në dy ndeshjet e para të stinorit pranveror ka realizuar tri gola.
“Siç po shihet, Flamurtari po tregon lojëra të mira dhe veçmas në fillim të këtij stinori po tregon se është në formë të mirë. Por, neve nuk na brengos ky fakt dhe nuk frikësohemi nga Flamurtari, me gjithë respektin. S’do ishte keq ta nxjerrim edhe një pikë, por ne do të udhëtojmë me qëllim që të fitojmë ndaj Flamurtarit dhe besoj se ekipi im do të dalë nga ky takim kokëlartë”, tha Sejdiu për Express.
Ndeshje tjetër interesante pritet të zhvillohet po të dielën në Gjakovë, ku Vëllaznimi do të ballafaqohet me kampionin aktual, Prishtina. Kuqezinjtë kërkojnë vetëm fitore në këtë takim, pasi Vëllaznimi cilësohet si skuadra më e rrezikuar për të rënë nga elita e futbollit kosovar. Ndërsa edhe prishtinasit i kërkojnë tri pikë në këtë takim për dy arsye – për t’iu shmangur përfshirjes së mundshme në luftën për mbijetesë dhe për ta siguruar një vend në mesin e gjashtë pozitave të para të tabelës së klasifikimit, para fillimit të pjesës së tretë të kampionatit.
Superliga – Xhiroja e 20-të
E diel
Vëllaznimi – Prishtina
Besa – Gjilani
Flamurtari – Trepça
KEK-u – Liria
Ferizaj – Kosova (V)
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14:00