Turpërohet Hysi

Nënkampioni vjeshtor, Hysi, i cili pretendon ta fitojë titullin e kampionit, të shtunën ka pësuar disfatë me rezultat të thellë në Skenderaj nga Drenica, 4:2 – në kuadër të xhiros së 20-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Kuqezinjtë, të cilët po luftojnë për t’iu shmangur përfshirjes eventuale të tyre në luftën për mbijetesë, kanë kaluar në avantazh prej 1:0 në minutën e 25-të të takimit me golin që e ka shënuar Fitim Haliti.
Në minutën e 28-të, Drenica shtoi epërsinë në 2:0, me golin që e realizoi Besim Bajraktari. Vendësit e rritën avantazhin në 3:0 me golin që e ka shënuar Mensur Limani, me një gjuajtje të fuqishme. Mbrojtja e Hysit kapitulloi edhe në minutën e 75-të, kur Drenica shënoi edhe një gol nëpërmjet Ardian Sylës për rezultat 4:0. Kurse, deri në fund të takimit, Hysi nuk ka mundur të bëjë asgjë më tepër veçse ta ngushtojë epërsinë e kundërshtarit në 4:2, falë dy golave që i shënoi Labinot Osmani në minutën e 77-të dhe 80-të të ndeshjes.