Nderpritet ndeshja ne Erseke, Gramozi- Skenderbeu
Aranit Muraci
Nuk ka perfunduar ndeshja derbi e Juglindjes, Gramozi- Skenderbeu. Ne pjesen e dyte te ketij takimi tifozet e Gramozit kane leshuar objekte te forta ne fushe, ne adrese te gjyqtareve, cka solli edhe nderprerjen e lojes, rreth 20 minuta me shpejt. Gramozi ishte ne humbje 1-0, ne momentin e nderprerjes se djeshmes. Goli per ekipin e Skenderbeut u shenoi ne fillim te ndeshjes Guerrib, te cilit i mjaftuan vetem dy minuta loje per te realizuar ne porten e kolonjareve. Ndeshja deri ne mesin e pjeses se pare ka pasur ecuri normale. Tifozet vendas dhe anesori Ergin Doda nuk jane pajtuar pas minutes se 20-te, pasi pretendohej se gjyqtari sinjalizoi per pozicion jashte loje, nje aksion goli te Gramozit. Pjesa e dyte nisi edhe me e tensionuar. Anesori Dodo eshte vene ne shenjester te tifozeve, te cilet e goditen me nje send te forte ne koke. Si te mos mjaftonte incidenti me gjyqtarin anesore, edhe kryesori Taullai ka pesuar nje terheqje muskulore. Ne momentin kur gjyqtareve po i jepej ndihma mjekesore, hedhja e sendeve te forta te tifozeve ka vijuar dhe ne kete moment eshte dashur nderhyrja e forcave te rendit, per te shmangur incidentet renda. Gjyqtaret jane percjelle ne dhomat e zhveshjes, ku edhe nisur nga situata e krijuar dhe tensioni qe mbizoteroi ne fushe, ndeshja nuk ka vijuar, duke perfunduar me rezultatin 1-0 ne favor te Skenderbeut. Ngjarja e fundit ne Erseke eshte nje prej rasteve te perseritura, duke qene se ka pasur incidente edhe ne dy ndeshje te tjera. Ne ndeshjet me Lacin dhe Vllaznia, jane shenuar incidente te renda ne fushe. Vetem pak jave me pare fusha e Gramozit ishte e denuar, per shkak te trazirave ne ndeshjen me Vlaznine. Nderkaq, pas nderprerjes se ndeshjes, skuadra e Skenderbeut qe ishte ne fitore eshte ne pritje te vendimit te Komisionit te Disiplines, per ngjarjen ne fjale.
Mirel Josa: I meritonim piket ne Erseke
Trajneri i Skenderbeut, Mirel Josa eshte shprehur pas ndeshjes se djeshme se pret i qete vendimin e Disiplines, pasi skuadra e tij edhe pas nderprerjes ishte ne fitore. "Nuk e di me saktesi ne fakt se cfare parashikohet ne te tilla raste, por nuk e kuptoj acarimin e tifozeve vendas te cilet ishin shkaktare te nderprerjes se ndeshjes", - theksoi Mirel Josa. "Ka pasur incidente te shumta dhe hedhje te objekteve ne fushe, ku mund te demtoheshin edhe lojtaret. Skenderbeu zhvilloi nje ndeshje te mire dhe e mendoj se meritonte te fitonte ne fund. Skuadra jone ishte pergatitur per nje fitore dhe deri ne nderprerjen e ndeshjes ishte duke fituar," - perfundon trajneri i Skenderbeut, Mirel Josa.
Kastriotit i mohohet fitorja ne kohen shtese
Kastrioti ishte shume prane tre pikeshit me Dinamon ne Tirane, por ne kohe shtese blute i kane mohuar fitoren miqve. Pema realizoi tre minuta para perfundimit te ndeshjes dhe u duke se do te perseritej surpriza e dy javeve me pare, kur Kastrioti fitoi ndaj Tiranes. Por ne minuten shtese te ndeshjes, argjentinasi Timparano barazoi shifrat ne 1-1. Me kete barazim, Kastrioti ka marre gjithsesi nje pike te cmuar ne fushe kundershtare, perballe kampioneve ne fuqi. Sot do te luaje Flamurtari ne fushen e Kavajes, ku e pret nje ndeshje e veshtire. Ne rast te nje rezultati pozitiv te vlonjateve, skuadra qe do te bjere ne nje kategori me poshte, mbetet per t'u percaktuar ne ndeshjet e tjera.
Kategoria e pare, java e 23-te
Dje
Gramshi - Kamza 0-1
Memaliaj - Elbasani 0-3
Bylis - Luftetari 1-0
Skrapari - Ada 3-1
Sopoti - Turbina 0-0
Sot
Burreli - Lushnja
Bilisht S. - Beselidhja
Partizani - Pogradeci
Klasifikimi N P
Bylis 23 59
Elbasani 23 46
Lushnja 22 43
Kamza 23 41
Partizani 22 39
Ada 23 38
Pogradeci 22 36
Luftetari 23 29
Bilisht Sport 21 27
Burreli 21 25
Gramshi 23 24
Beslidhja 22 21
Turbina 22 20
Skrapari 22 18
Memaliaj 23 17
Sopoti 23 15