Keisi Stoner i pandalshëm, “pol pozishën” e në Gjermani

Australiani Keisi Stoner ka fituar "pol pozishën" në Cmimin e Madh të Gjermanisë. Kështu piloti i Dukatit do të niset e pari në pistën e Sachsenring, pasi ka realizuar kohën më të shpejtë 1'22.384. Megjithëse dueli midis tre pilotëve të parë ka qenë tepër i fortë, australiani u tregua më i saktë. Vetëm 13 të mijtat ka qenë diferenca midis Stonerit dhe Melandrit, duke treguar garën e fortë të bërë për vendine parë në nisje. Kohën e dytë më të mirë e realizoi Deni Pedroza, ndërsa pas tij doli Marko Melandri. Spanjolli tregoi një konkurencë të fortë gjatë provave, por vetëm 4 të mijtat i mohuan atij vendin e parë. Ndërsa Valentino Rosi zhgënjeu me paraqitjen e bërë në Gjermani. Italiani nuk arriti më shumë se sa vendi i gjashtë, duke e vështirësuar kështu, objektivin e tij për të fituar garën. Pas përfundimit të provave zyrtare, australiani i Dukatit u shpreh se ndjehej i gëzuar me rrezultatin e arritur dhe se do të jepte maksimumin për të fituar në garën e sotme.
Keisi Stoner
Sot shumë pilotë dëshironin që të realizonin një ‘pol pozishën', sepse është shumë e rëndësishme për të përcaktuar nisjen dhe kështu jam i lumtur. Dua që të provoj të fitoj nesër(sot) këtu, dhe ne kemi akoma 2/3 e opsioneve për të zgjedhur për sa i përket gomës së garës. Edhe pse pata disa vështirësi arrita përëri që të merrja "pol pozishënin".
Deni Pedrosa, 2°:
Ishte e rëndësishme që të dilje në rradhën e parë, sepse pjesa e parë e pistës është e ngushtë. Duhet që të jesh përpara në xhirot fillestare të garës. Unë shpresoj që të bëj një nisje të mirë. Nesër do të bëj maksimumin dhe shpresojmë që të arrijmë një rrezultat të mirë.
Marko Melandri, 3°:
Për fat te keq gabova në kthesën e parë dhe duhet të kem humbur gati një të dhjetat në kohë. Megjithatë, rradha e parë që unë morra është një përgjigje për të gjithë ata që thonin në lidhje me mua se kisha probleme psikologjike.
Renditja e pilotëve në provat zyrtare në pistën e Sachsenring
01 27 C.STONER DUCATI 1'22.384
02 26 D.PEDROSA HONDA 1'22.388 0.004
03 33 M.MELANDRI HONDA 1'22.397 0.013
04 14 R.DE PUNIET KAËASAKI 1'22.539 0.155
05 21 J.HOPKINS SUZUKI 1'22.561 0.177
06 46 V.ROSSI YAMAHA 1'22.605 0.221
07 65 L.CAPIROSSI DUCATI 1'22.615 0.231
08 4 A.BARROS DUCATI 1'22.897 0.513
09 50 S.GUINTOLI YAMAHA 1'22.958 0.574
10 56 S.NAKANO HONDA 1'22.969 0.585
11 71 C.VERMEULEN SUZUKI 1'23.039 0.655
12 13 A.WEST KAËASAKI 1'23.056 0.672
13 5 C.EDËARDS YAMAHA 1'23.090 0.706
14 1 N.HAYDEN HONDA 1'23.151 0.767
15 7 C.CHECA HONDA 1'23.182 0.798
16 66 A.HOFMANN DUCATI 1'23.199 0.815
17 84 M.FABRIZIO HONDA 1'23.491 1.107
18 6 M.TAMADA YAMAHA 1'23.744 1.360
19 80 K.ROBERTS KR212V 1'24.209 1.825
Klasifikimi i përgjithshem i pilotëve
1 C.STONER DUCATI 185
2 V.ROSSI YAMAHA 164
3 D.PEDROSA HONDA 119
4 J.HOPKINS SUZUKI 94
5 C.VERMEULEN SUZUKI 88
6 M.MELANDRI HONDA 87
7 C.EDËARDS YAMAHA 75
8 A.BARROS DUCATI 69
9 L.CAPIROSSI DUCATI 57
10 N.HAYDEN HONDA 57
11 A.HOFMANN DUCATI 53
12 T.ELIAS HONDA 49
13 R.DE PUNIET KAËASAKI 40
14 C.CHECA HONDA 25
15 S.NAKANO HONDA 25
16 M.TAMADA YAMAHA 20
17 S.GUINTOLI YAMAHA 18
18 A.ËEST KAËASAKI 12
19 F.NIETO KAËASAKI 5
20 K.ROBERTS KR212V 4
21 K.ROBERTS JR KR212V 4
22 O.JACQUE KAËASAKI 4