Kaljari rimendon për Bogdanin

Koha po ecën dhe Kaljari është në kërkim të një sulmuesi. Shoqëria kuqeblu ka një detyrë të vështirë për të realizuar: të zëvendësojë sa më shpejt dhe me një sulmues të denjë David Suazo, të transferuar te Interi. Emri që qarkullon më shumë dhe me mundësinë më të madhe, sipas sitit italian sportal.it, është ai Erjon Bogdanit. 30-vjecari shqiptar i pëlqen shumë presidentit Celino, i cili e ka ndjekur sulmuesin e Kievos për një kohë të gjatë në të kaluarën. Mundësitë janë shumë të mira që tratativat të kenë një fund të bukur.