Hanover i Lalës e mbyll në vendin e tretë

Hanover 96 i Altin Lalës e mbylli në vendin e tretë turneun "Sparkassen-Supercup Niedersachsen". Pas humbjes befasuese 0-1 (me penallti) në gjysmëfinale me Eintrahtin e Bruanshvajgut, Hanoveri fitoi 2-0 finalen e vogël me VfL Osnabrück përpara 30 mijë shikuesve. Kundër formaciont të Osnabruk, të porsa ngjitur në Bundesliga 2 për ekipin e kapitenit Lala (luajti në të dyja takimet) shënuan Jiri Shtajner (16') dhe Serxhio Pinto (22').
Turneun e fitoi Volfsburgu që drejtohet nga Feliks Magat, i cili siguroi edhe trofeun e parë me ekipin e tij të ri. Volsburgu mundi në finale 1-0 Eintrahtin e Bruanshvajgut.