Capello nuk e fton Rooneyn

Selektori Fabio Capello ka konfirmuar se Wayne Rooney nuk do të përfshihet në skuadrën e Anglisë që do të zhvillojë ndeshje miqësore kundër Spanjës dhe Suedisë.
Sulmuesi i Manchester Unitedit është i dënuar për tri ndeshje në Euro 2012 për shkak të përjashtimit kundër Malit të Zi muajin e kaluar.
“Kam biseduar me të dhe e kam njoftuar se nuk do ta ftojë për këto ndeshje. Dua të shoh disa futbollistë që mund të luajnë në pozitën e Rooneyt” tha Capello për FAtv.