E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari vulos kreun dhe krizen verdheblu

Flamurtari fiton edhe ne Elbasan duke marre kryesimin e kampionatit dhe duke zhytur edhe me shume vendesit e drejtuar nga Krenar Alimehmeti. Daniel Xhafaj dhe Julian Ahmataj per miqte si dhe nje autogol i kapitenit Sakaj u bene protagonistet e rezultatit te ndjeshem i vendosur qe ne fraksionin e pare te lojes. Per tu theksuar ishte loja mjaft e dobet e verdhebluve ne linjen e mbrojtjes si dhe brishtesia ne vijen e sulmit. Nga ana tjeter Flamurtari racional ka bere te madhin duke shenuar dhe administruar. Vlonjatet kane bere faktikisht gjithcka vete shenojne si fillim ne porten e tyre dhe me pas barazojne dhe kalojne edhe ne avantazh. Ne minuten e 12-te pas goditjes se pare kendore apja do te gjuaje fort por topi para se te perfundoje ne rrjete devijohet nga kapiteni i Flamurtarit Sakaj. Nga ky moment nis ofensiva vlonjate e cila konkretizohet ne minuten e 31-te me ane te Xhafajt. Pak minuta me vone miqte do te shenonin edhe golin e avantazhit me Julian Ahmatajn duke mbyllur takimin qe ne pjesen e pare.
Nga ana tjeter ne kryeqytet Tirana zbret me kembe ne toke nje jave pasi kishte fituar ne Peqin ndaj Shkumbinit duke proklamuar me te madhe se ishte kthyer ajo skuadra kampione. Ne fakt nuk eshte ashtu. Ne nje ndeshje te dominuar nga shkodranet bardheblute nuk munden qe te kercenonin qofte edhe nje here rivalet e tyre. Me pese mungesa ne formacion skuadra e drejtuar nga Dede nuk arriti qe ti godiste dot kuqeblute gjate gjithe ndeshjes. Pejic qendroi shume larg portes nderkohe qe Bushi u shfaq fare pak. Kurse Plaku rrezikoi por prape goli eshte larg per sulmuesin. Vllaznia nga ana tjeter me te riun Vajushi dhe me Sinanin rrezikoi vazhdimisht. Pas shenimit te dy golave ndaj Tiranes tifozet shkodrane kane nisur te festojne me kenge dasme O sa bukur na ka dale nusja marshallah marshallah kjo edhe per te ironizuar me kundershtaret e tyre. Superiore/ Java 11

Laci-Besa 1-0
Shazivari 89
Skenderbeu-Dinamo 3-2
Jolic 54 Biskup 69 Brkic 77/ Muzaka 48 Bakaj 89
Bylis-Shkumbini 3-2
F.Xhafa 10 49 Gaj 89/ Kuli 40 Mancaku 78
Elbasani-Flamurtari 1-2
Sakaj 12 autg/ Xhafaj 31 Ahmataj 36
Tirana-Vllaznia 0-2 Vajushi 18 Sinani 31
Sot
Kastrioti-Teuta 1300 Renditja

Ekipi ND F B H P
1. Flamurtari 11 8 1 2 25
2. Dinamo 11 7 2 2 23
3. Skenderbeu 11 7 1 3 22
4. Vllaznia 11 5 2 4 17
5. Tirana 11 4 3 4 15
6. Teuta 10 4 3 3 15
7. Shkumbini 11 4 2 5 14
8. Laci 11 4 2 5 14 9. Bylis 11 3 1 7 10
10. Besa 11 1 5 5 8
11. Kastrioti 10 1 5 4 8
12. Elbasani 11 2 3 6 6
Shenim Elbasani minus 3 pike ne renditje i denuar nga FIFA per shkak te ceshtjes Darko Peric.

Leonard Karaj

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›