Pse ika nga klubi i Mynihut dhe biseda me Bukovin e Pushkashin
Qemal Vogli ka pasur nje shans te arte per te luajtur me nje skuader mjaft te njohur per ate kohe ne arenen evropiane. I gjendur ne mes te kater rrugeve ai ka mundur te kontaktoje me presidentin e Mynih 1986 i cili i ekzaltuar nga talenti i portierit i dha atij menjehere nje vend ku te qendronte para dhe rroba te reja. Por as keto nuk i mjaftuan Voglit i cili per te realizuar endrren e quajtur Itali e braktisi kete klub. Pas peripecish te ndryshme atij iu desh qe ti lutej trajnerit te Hungarise Marton Bukovi dhe yllit te kesaj skuadre Ferenc Pushkash qe te mund te shkonte me kete te fundit deri ne Budapest dhe me pas te kthehej per ne Shqiperi.
Pyetje U takuat prape me ate amerikanin qe fliste shqip
Pergjigje Po ne daten 8 shtator ne oren 10 paradite me bezani dhe shkuam ne zyren e tij. Aty me dha nja dy letra dhe me tha te shkruaj te gjithe biografine time emrin e babes vellait motrat nenen etj. Une shkrova te gjithe biografine time ku kam punuar vendet e punes duke filluar prej vitit 1945 e ketej. U tregova se kam punuar deri
ne vitin 1949 ne kantierin detar dhe prej 1949 e deri me sot ne klubin Dinamo. Shkrova se jam anetar i PPSH-se se kam qene n/oficer e se kete e kishim te gjithe sportistet si justifikim rroge. Tjeter gje per vete nuk shkrova. Kam shkruar per anetaret e familjes per gruan time dhe femijen. U thashe se eshte shtepiake dhe se me gruan jam ne gjyq per tu ndare. Kam shkruar per vellezerit emrat si edhe ku punojne. Kam shkruar per motrat e mia dhe ne fund e firmosa. Tjeter gje nuk tha vetem me tha se ti nuk do te punosh ketu prandaj do te shkosh ne Nuremberg. Une i thashe per ne Itali ai me tha se ne Nuremberg do ti bejne te gjitha veprimet gjermanet. Une i thashe per ndonje lek se nuk kisha ai me tha sigurisht ju japin amerikanet. Vetem me perseriti se ne Itali ka dy milione te papune dhe do pendohesh kur te shkosh atje.
Pyetje Po me ate dibranin Shehatin u takove fare te tha
Pergjigje Ne dreke u takova me Shehatin. Ai me pyeti dhe i tregova se si me moren biografine dhe se do te shkoj ne Nuremberg. Shehati me tregoi se atje eshte kamp i madh shume. I thashe se amerikanet do me ndihmojne por ai me tha se eshte e pamundur amerikaneve po nuk u sherbeve nuk pyesin as per baben e tyre. Ketu me Shehatin i beme nje leter Metit Met Gjinalit ne Itali ku une i shkrova se fati me coi ketu ne Gjermani megjithese nuk njihemi se bashku te me bente nje garanci e te me terhiqte ne Itali. Shehati me dha edhe adresen e vet qe une ti shkruaja ne rast se do te mbetesha ne Gjermani. Me daten 9 shtator qendrova ne Frankfurt ku u takova me Shehatin me dha nja 10 marka per te blere dicka. Beme vetem biseda sporti ku kisha qene jashte etj. Pasdite ishim nja shtate vete qe na thirren e na thane se do te ikim ne Nuremberg. Te tjeret ishin nje familje polake nje hungarez dhe nje cek. Deri ne mbremje nuk takova me ndonje njeri vetem me Shehatin ne mense e nuk biseduam pervecse per punen e gjetjes se ndonje skuadre qe te luaja futboll.
Pyetje Po te ky kampi i madh te cuan apo jo Nese po cfare te pyeten atje
Pergjigje Ne daten 10 shtator 1956 ne mengjes u nisem per ne Nuremberg te gjithe sa permenda. Mberritem rreth ores 1330 pasdite. U vendosem ne nje kamp me baraka prej derrase ne te dale te Nurembergut nja 12 km. Ketu ishin njemije e ca vete nuk takova asnje shqiptar. Ketu pergjegjes i barakes ku flija une ishte nje jugosllav. Ketij i thashe per ne Itali po ai me tha mos thuaj per ne Itali po thuaj se kam ardhur me ndenj ne Gjermani se ndryshe nuk te japin qe te hash gjermanet. Ata me thane se ishte kamp gjerman dhe une ketu nuk pashe amerikane. Ketu ne kamp u njoha me nje jugosllav qe ishte nja 40 vjec dhe quhej Vllado dhe me nje jugosllav qe ishte djale i ri me emrin Zoran Jovanovic. Ky kishte dy jave qe kishte ardhur nga Italia pa dokumente. Me kete flija ne nje barake. Zorani me tha se mund te ikja ne Itali kur te doja. Me tregoi se nga Jugosllavia ikin djem dhe vajza plot per Itali e ktheheshin ne Gjermani. Keto muhabete nuk i bera diten e pare por pas dy ditesh.
Pyetje Sa dite qendruat aty
Pergjigje Prej dates 10 shtator deri ne daten 18 ose 19 shtator. Gjate gjithe kesaj kohe nuk kam takuar njeri vetem ne fillim qe na moren emrin mbiemrin dhe na nxoren fotografi me qellim qe te kishim nje dokument si emigrant. Ah kur ikem nga Frankfurti amerikanet na paten dhene nga 30 marka secilit. Ne diten e peste ne kamp duke biseduar me Zoranin vendosa qe te ikja ne Itali pa pasaporte dhe prej ketu te shkoja ne Ambasaden Shqiptare per tu kthyer ne Shqiperi po kete nuk ia thashe Zoranit. Mendoja te kaloja kufirin duke pasur edhe skicen e rruges per te shkuar nga ana e Austrise ne Itali. Nuremberg-Mirben-Frelasing ketu duhej qe te zbrisja ne kufirin gjermano-austriak. Afer kufirit ishte Salzburgu. Nga aty do shkoja deri ne kufi me Italine dhe me pas do te kaloja ne Trevizo.
Pyetje Do ikje vete ne Italia apo do vinte edhe ndonjeri nga ata jugosllavet
Pergjigje Jo do shkoja vete. Ate dite me Zoranin shkuam ne qytet per te prere bileten me tren deri ne kufi dhe me pas te kaloje ne kembe per ne Austri. Diten tjeter bisedova me nje doktor rumun qe vinte ne kamp per te semuret. I tregova se jam sportist etj. Nuk e di si e quanin doktorin. Ky me tha se kam nje te njohur ne Mirer qe eshte president i klubit sportiv e po bisedoj me te. Kur erdhi doktori diten tjeter me tha te shkoja ne Mirer. Une i thashe nuk kam leke ai me tha se mund te me shoqeronin. Aty beri nje cope leter per presidentin ne Mirer e futi ne zarf dhe ma dha. Me dha adresen me nje leter te vogel. Te nesermen une u nisa per ne Mirer. Aty shkova direkt te klubi i Mynih 1860. Prita sa erdhi presidenti i cili me pyeti dhe i tregova te gjitha ndeshjet nderkombetare. Ky me dha nja pese marka qe te haja ne nje restorant qe ishte aty prane. Te nesermen dola ne stervitje ne prova. Sa dolem prej provave une fillova qe te dridhesha se isha vetem me tuta. Presidenti me futi ne makine dhe me coi ne magazine ku me bleu kepuce dhe kostum te gatshem. Ai me tha se do te me conte te punoja ne nje fabrike dhe do me paguante 500 marka ne muaj si sportist dhe per punen ne fabrike. Ne fakt qellimi im ishte qe te merrja ca marka dhe te ikja. Edhe te fabrika nuk shkova se i thashe qe jam dobesuar dhe se dua te rri disa dite e te pushoj. Ato dite une vetem beja prova ndersa lojtaret e tjere punonin edhe ne fabrike. Nuk e di nese punonin pasdreke apo jo po ne rast se punonin ata nuk dilnin ne prova.
Pyetje fare bere me pas Si ike nga klubi
Pergjigje Pas provave i kerkova disa leke presidentit disa marka qe te shkoja deri ne Nuremberg me qellim gjoja se do i jepja borxhin doktorit dhe te takoja shoket e mi jugosllave. Keshtu i thashe presidentit ndersa une doja qe te ikja ne Itali. Ate nate presidenti me dha 25 marka dhe 5 marka qe mi kishte dhene me perpara mu bene 30 marka te cilat une i kisha ruajtur nuk i kisha harxhuar se ne restorant haja pa marka pa paguar. Te nesermen diten e peste u nisa per ne Frellasing me tren me qellim qe te shkoje ne Itali ne Ambasaden Shqiptare. Ne Frellasing mberrita nga ora 1030. Prej andej jam nisur me kembe per ne Salsburg. U futa ne nje pyll ishte uje nuk kaloje dot dhe i kam rene neper katunde duke kaluar ne periferi te katundeve e kalova ne Salsburgun nga ora kater e ca pasdreke. Aty preva bilete direkt per ne Filla qe ishte ne kufi me Italine. Paret e trenit i pagova ne shilinga austriake pse theva markat ne shilinga. Treni u nis nga ora gjashte beme pese ore rruge me tren dhe mberritem nga ora 11. Ate nate fjeta ne stacion. Te nesermen preva bilete per ne Itali. Pasi eca nja 10-12 km me tren me kapi policia austriake me pyeten per dokumentet qe nuk kisha e me cuan ne xhandarmeri.
Pyetje Te moren prape ne pyetje edhe aty apo thjesht te kthyen mbrapsht
Pergjigje Ne fillim u thashe emrin Zoran Ivanovic pastaj u dhashe emrin tim se me prune nje jugosllav e une nuk dija te flisja jugosllavisht. Kjo ndodhi ne nje zyre policie te treni. Prej ketu me cuan ne xhandarmeri. Ika prej xhandarmerise ngaqe pata frike se do te me kthenin ne Gjermani e do te me futnin ne burg.
Pyetje Si ike nga xhandarmeria
Pergjigje Isha ne nje dhome lart pa roje u hodha nga penxherja e u largova ne pyll. Kalova serish kufirin italo-austriak por me kapen karabinieret italiane dhe me kthyen mbrapsht duke me dorezuar tek austriaket te cilet me futen ne burg. Me cuan ne Filla te burgu i madh ku kishte mjaft jugosllave. Nuk me pyeten fare vetem emrin e mbiemrin nga ke ardhur se ata e kishin marre emrin tim qe me pare. Keta me thane se do me conin ne kampe dhe se me pas do me benin dokumentet. Ne fillim mendova te qendroja aty me qellim qe te ikja me pas ne Jugosllavi. Ishte mali perpara qe ma treguan disa jugosllave qe ishin aty. Me mbajten disa dite aty nja gjashtembedhjete deri shtatembedhjete dite dhe pastaj na cuan nja 40 vete nja 12-15 km larg ne nje kamp. Na futen te gjitheve brenda na dhane batanije nga nje cope buke dhe asgje tjeter. Ketu na bene edhe nga nje injeksion. Ne kete kamp takova edhe nje shqiptar me emrin Ymer nga Shkodra. Ky me tha se pati ikur ne Jugosllavi nga viti 1948 e kishte vetem dy muaj qe kishte shkuar ne Austri. Donte qe te kthehej ne Shqiperi po kishte frike se e futnin ne burg. Mund te ishte nja 36-40 vjec.
Pyetje Takove shqiptar tjeter ketu ne kete kamp qe donte te vinte ne Shqiperi
Pergjigje Jo. Takova nje futbollist jugosllav me emrin Simonovic qe kishte luajtur ne Austri ne qytetin Linsk. Ky me tregoi fotografite dhe gazetat qe shkruanin per te. Ky me tha qe mund te me prezantonte me drejtuesit e klubit por ne fakt nuk e beri. Diten tjeter ne gazete pashe se skuadra austriake do luante futboll me ate hungareze ne daten 14 tetor. Keshtu qe une u nisa per ne Linsk dhe preva bileten per ne Vjene. Ne kamp deri 20 e ca km larg kampit te linin me dale po ashtu dhe ne Linsk me larg nuk te linin. Nga ora 900 u nisa per Linsk e nga ketu ne Vjene. Zbrita prej trenit pyeta nje shofer taksie se ku flene futbollistet hungareze ky me tha se duhej te shkoja te Hotel Park. Kur mberrita afer pashe femijet qe ishin grumbulluar dhe u merrnin firma autografe lojtareve. Ketu takova Bukovin trajnerin e Hungarise si dhe Pushkashin te cilet me njihnin. Fola edhe me nje te Ambasades Hungareze i cili me beri nje dokument fals dhe keshtu shkova ne Legaten Shqiptare ne Budapest.
Pyetje Ke takova ne Budapest dhe cfare te thane
Pergjigje Pervec atyre te Legates Shqiptare ne Budapest takova Sabri Peqinin Cuf Pelingun dhe Ramazan Voglin. Ketyre u tregova te gjitha keto qe po ju them ketu vecse per ikjen nga Gjermania Lindore u thashe se u bashkova me nje vajze gjermane ne kamp dhe bashke me te me makine shkova ne Berlin. Te nesermen nuk e pashe me vajzen. Ata nuk me pyeten si kalova kufirin nga zona ne zone ne Berlin. Tjeter gje nuk u kam treguar. Fund
Pranohet akuza hetuesia jep vendimin me burgim
Pas gati dy javesh hetuesi hetuesi i Drejtorise se Sigurimit te Shtetit ne Ministrine e Puneve te Brendshme kapiten Gaqo Meci i lexon akuzen Qemal Voglit duke e cuar drejt gjyqit dhe denimit te sigurt. Natyrisht Vogli nuk do te kishte as shansin me te vogel qe te mos i bindej hetuesit packa se ne leximin e vendimit ne disa prej akuzave ish-portieri u doli kategorikisht kunder.
Hetuesi Ju paraqitem vendimin mbi njoftimin e akuzes ckeni per te thene per kete vendim e pranoni akuzen
Vogli Une e degjova dhe e kuptova mire vendimi qe mu lexua me ze te larte dhe jam dakord me kete vendim.
Hetuesi Akuzoheni se kur keni qene me skuadren ne Berlinin Lindor keni bere perpjekje per tu informuar ne lidhje me kufirin midis zonave dhe per keto veprime kini pasur qellim qe te arratiseni te tradhtoni atdheun ckeni per te thene per kete
Vogli Une nuk kam pyetur njeri se ku jane zonat qe ndajne Berlinin se nuk kam pasur qellim per tu arratisur ne ate kohe. Kufirin e mesova nga nje gjerman dhe e shoqja e tij qe paten ardhur tek ne per te pare ndeshjen. Gruaja e gjermanit ishte imorale dhe me kete femren kam shkuar une. Ne fakt kane shkuar edhe te tjeret por une kam kryer marredhenie seksuale me te. Ndersa ideja per arratisje me lindi kur isha ne kamp.
Hetuesi Akuzoheni se me daten 3 shtator 1956 u arratiset per ne Gjermanine Perendimore se keni qendruar andej rreth nje muaj e gjysme deri sa jeni kthyer. Ne kete menyre ju kryet aktin e tradhtise karshi atdheut. keni per te thene ne lidhje me kete akuze e pranoni
Vogli Une jam dakord se duke qene ne kampin e pushimit me skuadren Dinamo u arratisa dhe shkova ne Gjermanine Perendimore si edhe me vone ne Austri etj. sic kam thene gjate ne proces si edhe per arsyet e menyren e arratisjes. Por une kur kam shkuar andej ne moment jam penduar dhe kam menduar te kthehesha ne atdhe.
Hetuesi keni per te thene tjeter ne lidhje me akuzen ose per ta plotesuar akuzen
Vogli Une pranoj se kam bere faj shume te rende qe jam arratisur ne vendet imperialiste. Kam demtuar shtetin por per kete faj une jam penduar dhe jam kthyer.
Ekzekutimi
Pas leximit te akuzes kryetari i deges se Hetuesise kolonel Nevzat Haznedari dha njoftimin e vendimit ku thuhej Une hetuesi i Drejtorise Sigurimit te Shtetit i Ministrise se Puneve te Brendshme kapiten Gaqo Meci pasi studiova materialet e dosjes hetimore nr.185 konstatova se materialet e Hetuesise provojne ne menyre te mjaftueshme veprimtarine armiqesore kunder RPSH qe ka kryer i arrestuari Qemal Vogli. Keshtu ne baze te sa u tha me lart n/toger Qemal Vogli ka kryer krimin e parapare nga neni 64 i Kodit Penal te RPSH-se prandaj ne mbeshtetje te nenit 127 128 te KP Penale te RP te Shqiperise vendosa
N/togerin Qemal Vogli ta marr si te pandehur duke e akuzuar per kryerjen e krimeve te parashikuar nga neni 64 i Kodit Penal.
Kete vendim do tia njoftoj te pandehurit duke i marre dhe firmen.
Kush ishte Adalbert Vetzel
Ish-presidenti i Mynih 1860 Adalbert Vetzel ka lindur me 18 shkurt 1904 ne Baden-Vuertemberg ne Gjermani dhe eshte ndare nga jeta ne shkurt te 1990-s. Ai ka qene Njeshi i ketij klubi prej 1952-shit deri me 1969. Vetzel konsiderohet si njeriu me i rendesishem dhe presidenti me rezultativ ne gjithe historine e klubit. Gjate kohes se mbreterimit te tij te Mynih 1980 kjo skuader luante ne kampionatin e Gjermanise se Jugut Oberliga Sud te cilin arriti ta fitoje me 1964. Me 1965 skuadra fitoi Kupen e Gjermanise dhe mori pjese ne Kupat e Evropes Kupen e Kupave nga ku u eliminua nga skuadra angleze Uest Ham. Me 1966 Mynih 1860 arriti te fitonte titullin e vetem deri tani te Kampionit te Gjermanise pikerisht fale punes se Vetzel. Ishte ky president qe i ofroi nje rroge te majme mercedes ne dispozicion dhe nje shtepi ne Mynih Qemal Voglit. Por ish-legjenda e portes shqiptare e pati refuzuar bujarine e Vetzel duke shpresuar se do te mund te shkonte ne Itali nga ku do te startonte nje karriere te lavdishme.
SEKUESTRIMI
Vogli me duar ne xhepa shteti i merr gjithcka
Pas denimit me 22 nentor 1956 kapiten Gaqo Muci ne prezence te Pranvera Madhit te dy efektive te deges se Hetuesise dhe Ministrise se Puneve te Brendshme nxjerrin nje proces-verbal ku marrin ne dorezim sekuestrim te gjitha te mirat materiale te Voglit sende te cilat i kishte marre ne kthim nga Budapesti. Ja lista
1. Dy valixhe ne gjendje te mire.
2. Pese cope kapele llastiku te reja
3. Tetedhjete copa kuti te vogla me krem per fytyre
4. Nente cope kuti te medha me krem per fytyre
5. Dy pale kepuce femijesh
6. Nje kukull femijesh
7. Nje kuti me nje stilograf dhe nje stilolaps
8. Nje aparat fotografik te vogel te markes Zeis-Ikon
9. Nje pale cizme llastiku per femije
10. Nje top ping-pongu
11. Njeqind e njembedhjete krehra koke rreth 20 cm te gjate
12. Kemishe te perdorura me menge te shkurtra cope dy
13. Nje pale pantallona tutash te vjetra me ngjyre te kalter
14. Dy cope kemisha te perdorura me menge te gjata
15. Dy kemishe triko sporti te vjetra me menge
16. Nje komplet tuta sportive te paperdorura me ngjyre te kuqe pantallona e xhakete
17. Nje bluze femijesh me ngjyre te kuqe
18. Nje komplet femijesh i paperdorur
19. Nje shami dore e paperdorur
20. Nje pale kepuce verore te perdorura
21. Dymbedhjete cope pako moline per qendisje me njezet e kater cope moline secila pako brenda
22. Dy cope sapune fytyre
23. Njeqind gram kalobron
24. Nje kuti cigaresh metale
25. Nje pale vathe grash-te bardhe te vegjel
26. Nje shishe kolonje dhe nje shishe kanfuro per masazh
27. Nje rrjete dore plackash prej llastiku
28. Nje sasi basme sa per nje fustan me ngjyre blu me pika
29. Nje cope nejlon te bardhe sa per nje bluze grash
30. Tre pale corape burrash te paperdorura si dhe dy pale corape grash te shkurtra
31. Nje pale gjyzlyke dielli me skelet celuloit trasparent
32. Nente pale corape femijesh te reja
33. Dy cope triko te reja femijesh
34. Nje fanelle sporti burrash e perdorur e vjeter
35. Dy pale corape burrash te perdorura te vjetra
36. Nje fustan femijesh leshi te perzier punuar ne forme trikoje
37. Dy pale kepuce futbolli te perdorura
38. Dy pale breke futbolli te perdorura
39. Nje zymbyl per placka mushama e kuqe
40. Nje shall qafe burrash i paperdorur
41. Nje xhakete kadifeje e perdorur
42. Nje portofol dore grash llastiku
43. Kemishe e re e bardhe me menge te shkurtra e markes ceke
44. Nje pale rruaza te bardha dhe ndermjet disa rrathe me gure te ndritur
45. Nje rrip grash kaucuk me ngjyre te kuqe
46. Nje kravate e perdorur e kuqe me pike
47. Nje pomade e markes ceke e perdorur
48. Nje fanelle sporti e vjeter e grisur dhe nje kanotiere e vjeter sporti
49. Dy pale corape te vjetra sporti dhe nje cope lidhese llastiku mesi futbollit
Per Panorama SportLeonard Karaj