E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flash - Mustafi: Pyeteni Katanecin se ku është Finlanda!

Reshat Ibrahimi
Mesfushori shqiptar i FC MyPa të Finlandës, Nebi Mustafi ka reaguar ashpër kundër deklaratave të seleksionuesit të Maqedonisë, Srecko Katanec, i cili në intervistën për "Lajm" ka theksuar se futbollistët shqiptarë nuk kanë cilësi. "Ku mundë të vlerësojë Kataneci se futbollistët shqiptarë kanë ose nuk kanë cilësi. Kjo që ka thënë ai nuk është e vërtetë, pasi jo rastësisht ata dominojnë në klubet ku luajnë si në Maqedoni ashtu edhe jashtë", tha fillimisht Mustafi. Ai është ndier shumë i indinjuar me mosprezencën e më shumë futbollistëve shqiptar në reprezentacionin e Maqedonisë të paktën për t'u testuar në ndeshjen miqësore me Nigerinë. "Kataneci ndoshta edhe nuk e di se unë luaj me MyPa-n në kampionatin e Finlandës. Ai ndoshta nuk e di se luajmë në Kupën e UEFA-së kundër Blackburnit. Si ka mundësi të më ftojë, kur ai nuk i përcjell futbollistët shqiptar, ose të paktën nuk ka përcaktuar një person që interesohet për aktivizimin e tyre. Stanojkoviq ndjekë vetëm futbollistët maqedonas. Ai edhe kur i sheh rezultatet e shqiptarëve, nuk i tregon drejtë Katanecit", tha ish-reprezentuesi i Maqedonisë, për "Lajm". Për këtë qëllim ai kërkon që të caktohet një trajner përgjegjës vetëm për të ndjekur lojtarët shqiptar nëpër klubet kua luajnë ata. Mustafi ka theksuar se edhe disa media nuk e tregojnë realitetin lidhur me aktivizimin e tij te MyPa, kështu që opinioni më i gjerë nuk ka njohuri për aktivizimin e tyre. Trajneri i Rabotnickit Kometall Dragolub Bekvalac: Nexhipi dhe Demiri kanë kualitet Edhe pse trajneri i Rabotnickit nuk dëshiron të përzihet në punën e seleksionuesit Srecko Katanec, ai thotë se të dy futbollistët kanë kualitet në klubin më të organizuar, Rabotnicki Reshat Ibrahimi Trajneri i Rabotnicki Kometall Dragolub Bekvalac ka deklaruar se nuk dëshiron të përzihet në detyrën e seleksionuesit të Maqedonisë Srecko Katanec, lidhur me përfshirjen e dy futbollistëve shqiptarë Ertan Demiri dhe Nderim Nexhipi në radhët e reprezentacionit të Maqedonisë, por thotë se ata të dy janë lojtarë me kualitete. "Nuk dua të përzihem në punën e seleksionuesit, por unë e di se ata kanë kualitet në klubin më të organizuar Rabotnicki. Pra nuk dua të përzihem në punën e seleksionuesit dhe nuk dëshirojë t'i komentojë deklaratat e tij. Ajo është punë e tij dhe unë nuk dua të mendoj në këtë drejtim, sepse nuk i njoh mirë kualitetet e reprezentuesve të tjerë për të thënë se ndonjë lojtar i imi mund të luaj ose jo. Thjeshtë nuk dua jap asnjë koment, por sigurisht te Rabotnicki ka potencial të lojtarëve që mund të luajnë për reprezentacionin e Maqedonisë", është shprehur për "Lajm", trajneri i Rabotnickit, Dragolub Bekvalac. Ai thotë se po të ishte seleksionues i Maqedonisë do të mendonte nëse do t'i merrte ose jo Demirin ose Nexhipin. "Sikur të isha seleksionues i Maqedonisë do të mendoja, por tani për tani nuk kam dëshirë dhe motiv të mendoj për lojtarët që do t'i ftoja në reprezentacionin e Maqedoninë, sikur të isha unë seleksionues. Ndërsa sa i përket Ligës do të them se në krahasim me disa Liga të Evropës është e dobët, kurse për disa Liga është e fortë", deklaroi Bekvalac. Ndërkohë ndihmëstrajneri i Maqedonisë Vujadin Stanojkoviq pohon se janë duke i ndjekur nga afër formën e këtyre lojtarëve dhe kur të arrijnë formën më të mirë do të ftohen. "Ne i ndjekim të gjithë lojtarët dhe i vlerësojmë sipas formës aktuale. Tani jemi duke menduar vetëm për lojtarët që janë në reprezentacion. Për Nexhipin Kataneci e ka dhënë mendimin e tij, kurse sa i përket Demirit, është lojtar profesionist dhe para se gjithash njeri i mirë, por ne jemi duke i ndjekur vazhdimisht dhe kur të jenë në formën më të mirë do të ftohen në ekip", shprehet ndihmëstrajneri i Maqedonsië Vujadin Stanojkoviq. I pyetur nga "Lajm", nëse e përpilon listën e Katanecit, ai thotë: "Akuza të tilla do të kem gjithmonë. Unë mendoj se e kryej punën time në mënyrë profesionale dhe vazhdoj të punoj kështu. Natyrisht se bashkëpunojmë, megjithatë fjalën e fundit e ka Kataneci", ka bërë të ditur Stanojkoviqi. Barazimi, epilog real Reprezentacioni i Maqedonisë e vazhdoi serinë e ndeshjeve pa fitore në terrenin nikoqir, pasi që në stadiumin e qytetit luajti 0:0 me reprezentacionin e Nigerisë. Në një atmosferë të qetë dhe në disa momente edhe monotone, përfaqësuesja e Maqedonisë kishin kontrollin në terren, mirëpo nuk ishin konkret në tentimet për të rrezikuar golin e kundërshtarit. Në minutën e 15' treshja e gjyqtarëve nga Holanda anuloi një gol të pastër për Maqedoninë, i cili ishte në regji të Stojkovit dhe Llazarevskit. Ndërsa në vazhdim u kërcënuan edhe Shumulikovski dhe Maznov, tentime këto, të cilat treguan iniciativën e lehtë që kishte Maqedonia. Mysafirët ishin rezervë gjatë gjithë ndeshjes, me përjashtim të minutës së 50' kur sulmuesit Aivo Tave dhe Odenvige Peter, pas një kombinimi të shkëlqyer nuk arritën ta mposhtin portierin e Maqedonisë Petar Milloshevski. Futbollisti i vetëm shqiptar Artim Pollozhani në këtë ndeshje u aktivizua në minutën e 60-të të pjesës së sytë kur zëvendësoi Llazarevskin. Ndryshe, këtë takim e karakterizoi edhe mbetja pa rrymë ne minutën e 22', kur futbollistët duhej të tërhiqen në zhveshtore për të filluar lojën pas 25 minutave. Mustafi shpreson në fitore Vullnet Dauti Skuadra e Shkëndijës, ditën e diel në kuadër të xhiros së katërt në Kampionat e Maqedonisë, do të takohet me ekipin e Sileksit nga Kratova. Futbollistët "kuqezi" do të jenë në presion të tifozëve më të zjarrtë të saj të cilët do të kërkojnë fitoren e parë. Njëri ndër futbollistët më të mirë në radhët e Shkëndijës, Suhejb Mustafi shprehet optimist se do të korrin sukses ndaj Sileksit. "Kemi katër ndeshje të zhvilluara dhe vetëm një pikë të tubuar, prandaj në ndeshjen e ditës së diel përvec fitores nuk vjen parasysh asnjë rezultat tjetër. Të gjitha ballafaqimet që do t`i zhvillojmë në Tetovë, do të mundohemi që mos t`i lëshojmë me lehtësi", deklaroi mesfushori. Ai më tej ka shtuar se ndaj Vardarit kanë treguar lojë të mirë por fati ishte kundër tyre. "Ndaj Vardarit treguam një lojë të mirë, por fati ishte kundër nesh, prandaj në ndeshjet e radhës do të hymë më të përgatitur si ne aspektin fizik po ashtu edhe psikik", deklaroi Mustafi. Ndryshe sic kemi paralajmëruar, ditën e premte (sot) me fillim në ora 16.00 në stadiumin e ri të Tetovës, skuadra e parë e Shkëndijës do të ndeshet me ekipin Shkëndija'79 (B) . "Do të jetë një takim kontrollues, ku do të shohim vetën se sa jemi të përgatitur për të qëndruar gjatë 90 minutave në fushën e gjelbër. Njëherësh kjo do të jetë një sfidë e mirë edhe për futbollistët e Shkëndija (B) të cilët do të kenë dëshirë të flaktë të tregohen për të qenë pjesë e skuadrës së parë. Shpresoj se kjo dëshirë do t'u plotësohet, ngase krenari është të mbash petkun kuq e zi", u shpreh Mustafi. Renova përgatitet kundër Pobedës Vullnet Dauti Skuadra e Renovës pas fitore së parë të aritur ndaj skuadrës së Makedonija Gjorce Petorvit, është koncentruar në takimin e ardhshëm kundër skuadrës së Pobedës nga Prilepi. Mesfushori i skuadrës së Renovës, Vullnet Emini se janë duke bërë stërvitje me qëllim që të përgatiten më së miri kundër Pobedës. "Pas fitores ndaj skuadrës së Gjorces jemi më të motivuar dhe shpresojmë që këtë rezultat të vazhdojmë edhe në ndeshjet tjera ku si kundërshtar të radhës do të kemi skuadrën e Pobedës," tha Emini. Emini shtoi se skuadra e Pobedës nuk është kundërshtar i lehtë por duhet që të mobilizohen të gjithë dhe të arihet sukses. "E dimë që do ta kemi vështir prandaj të gjithë në skuadër duhet ta kemi prioritet fitoren si kur luajmë në shtëpi ashtu edhe jashtë. Renova ka kualitetin dhe besoj se do të arij rezultat pozitiv,"u shprehë Emini

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›