E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sportiste të famshëm që hanë, pinë dhe flasin falas

Tenistja ruse Maria Sharapova nuk është e aftë vetëm për të fituar Grand Sleme apo të shpallet tenistja më e mirë femër nga rrjeti televiziv amerikan ESPN, por dhe të sigurojë kontrata të majme. Sharapova 20-vjecare ka një numër të konsiderueshëm kontratash me prodhues makinash. Menjëherë pas fitores së Marias të turneut të Uimbëlldonit në vitin 2004, kur ajo ishte vetëm 17-vjec, kompania japoneze e podhimit të makinave "Honda" nënshkroi një kontratë një vjecare të vlefshme për Japoninë. Kompania e prodhimit të makinave luskoze "Land Rover", në prill të vitit 2006 nënshkroi një kontratë tre vjecare për një vlerë prej 12 milionë dollarësh, ndërkohë që Sharapova mori falas një "Land Rover Sport" në Florida dhe mund të drejtonte kur ajo të dëshironte një "Land Rover Discovery"
Gjiganti amerikan i telefonisë celulare "Motorola", jo vetëm që i ofron falas telefona celularë, por paguan edhe faturat e të gjitha bisedat që bën gjatë gjithë vitit rusja e bukur, ndërkohë që Maria merr një pjesë nga të ardhurat e dounlodimeve HelloMoto/Maria. Edhe me pijet Maria nuk është keq. Pija e famshme energjike sportive "Gatorade", një produkt i PepsiCo dhe e përdorur gjërësisht nga sportistët ka për imazh të saj, midis dhjetëra sportistëve të mëdhenj edhe Sharapovën. Edhe "Tropicana", lideri në prodhimin e lëngjeve të frutavve, sidomos të portokallit, i ofron falas ruses simpatike gjatë gjithë vitit pijet e saj. Rusja me banim në Florida është anëtare e "Ekipit të ëndrrave" të ambasadorëve Tag Heuer, prodhuesit zviceran të orëve sportive, së bashku me Xhef Gordon, Sarah Fisher, Tajgër Uds, Uma Turman dhe Brad Pit. Kompania amerikane "Nike" vesh Sharapovën, "Prince Sports" sponsorizon raketat që ajo përdor dhe "Canon" ka si imazh Marian për produktet e kamerave. Të gjitha këto sponsorizime e kanë shndërruar Sharapovën, sipas revistës "Forbes", në sportisten femër më të paguar në botë, me fitime që shkojnë deri në 20 milionë dollarë në vit. Por, kur pyetet Sharapova për të ardhurat e saj, ajo qetësisht thotë. "Paratë nuk janë kurrë të mjaftueshme. Me jepni para. Nuk ka ndonjë limit sa ju do të dëshironit të kishit", - thotë një nga 50 femrat më të bukura në botë, sipas "People Magazine", ndërkohë që "Sports Illustrated" i kushtoi gashtë faqe të plota veshjeve të saj me bikini.
Ronaldinjo, ambasadori i laptopëve kinezë
Ronaldo de Assis Moreira, apo Ronaldinnjo sic thirret shkurt futbollisti 27-vjecar brazilian i Barcelonës, është një tjetër sportist që arrin të jetë i superpaguar nga kontratat për përdorim të imazhit. Dinjo, i naturalizuar si qytetar spanjoll nga janari i vitit 2007, është fitues i "Topit të Artë" (2005) dhe "Lojtari më i mirë FIFA" (2004, 2005). Kampioni i Botës në vitin 2002 njihet jo vetëm si një magjistar i topit në fushën e blertë, por dhe një sportist me lidhje të fuqishme biznesi. Kompanitë ndërkombëtare si "Nike", "Pepsi", "Aspire", "Lenovo" dhe tetë kompani të tjera në Brazil, përfshirë "Kibon" kanë në qendër të imazhit të tyre futbollistin virtuoz. Ronaldinjo, i cili tashmë është shndërruar edhe në një personazh të filmave me kartona, nga komiku i famshëm brazilian Ronaldinho and Mauricio de Sousa, ka kaluar nga fitimet edhe Devid Bekamin si sportistin më të marketuar në botë, duke gjeneruar rreth 57.8 milionë dollarë në vit. Përvec kontratave luksoze me kompanitë multinacionale të pijeve energjike, ylli i Barcës është një "ambasador botëror" për një marke të re laptopësh kinezë.
Ronaldinjo është i njohur edhe në Shqipëri përmes reklamave të pijes joalkoolike "Pepsi" dhe sidomos patatinave "Ruffles".
Pergatiti: Dash Frasheri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›