E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patushi dhe Dabulla firmosin me Shkumbinin

Nga Arben Shemili
Merkato shqiptare po ngjall emocione dhe te papritura ashtu si edhe merkato ne vendet e tjera ne evrope, kuptohet atje luajne me shifra qe nuk mund te krahasohen me merkaton shqiptare, pasi edhe niveli i futbollit dhe i lojtareve eshte shume me lart se ai tek ne, por megjithate duke ju referuar kampionatit tone edhe ketu ka surprizat e veta.Mbreme vone ne kompleksin " DAJTI " te fushave te kalcetos ne Tirane ishin duke biseduar drejtuesit e ekipit te Shkumbinit dhe lojtaret e njohur te kampionatit shqiptar, Sajmir Patushi dhe Rezart Dabulla.Te dy lojtaret ishin prej kohesh ne bisedime me drejtues te ndryshem per te gjetur ekipin ku do te luajne ne sezonin 2007-2008, mbreme ato ne prani edhe te menaxherit te tyre Xhevahir Doci ( i cili eshte pronar i kompleksit Dajti si edhe mik i lojtareve ), vendosen dhe rane dakort me drejtuesit e Shkumbinit qe per kete sezon ato te luajne per ngjyrat e ekipit te Shkumbinit.Si Patushi edhe Dabulla kane nje eksperience te madhe si futbolliste, dhe kane qene gjithmone protagoniste te kampionatit shqiptar.Shifrat e kontrates nuk u bene publike nga asnjera pale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›