Flash: Deco paralajmëron Barcelonën: "Po nuk luajta, iki"

Anderson Luis de Souza, i njohur si Deco, ka në kontratë një klauzolë për prishjen e saj me vlerë prej 75 milion euro: një shifër që asnjë klub nuk mund ta derdhë, sepse kohërat e shpenzimeve të cmendura kanë përfunduar për pothuajse të gjitha klubet e Europës. Por edhe për faktin se, tashmë, kur një lojtar kërkon të largohet nga skuadra të cilës i përket, kjo e fundit përpiqet t'ia plotësojë kërkesat në një farë mënyre, për të mos përfunduar më pas me largimin e lojtarit pa përfituar asnjë qindarkë. Deco nuk dëshiron ta lerë Barcelonën. Akoma jo, të paktën. Por nuk është as tip që përdor fjalë të mëdha për t'iu larguar problemeve dhe paralajmëron klubin katalan: "Në këtë moment është normale që unë të të mos kem rolin e titullarit në formacion. Por nëse gjërat do të vijonin kësisoj edhe në të ardhmen, do të kërkoj një tjetër vend për të luajtur. Kam folur me trajnerin dhe shoqërinë, më kanë siguruar se mbështeten shumë tek unë. Për këtë arsye, momentalisht nuk kam hapur asnjë lloj bisedimi me ekipe të tjera.
Rezervë?
Deco ka luajtur shumë pak në këtë fazë para kampionatit: pas dy prezantimeve si rezervë në Skoci, nuk është nisur fare për turneun në Azi për të fluturuar në Brazil: dhjetë ditë leje i kanë bërë të mundur të jetë i pranishëm në lindjen e djalit të tij të katërt. Me mungesën e tij, Barca ka gjetur tashmë ekuilibrin në mesfushë, rregullisht "e pushtuar" nga Xavi, Iniesta e Toure. Rijkaard tashmë ka një problem të madh për të manaxhuar "katër fantastikët" në sulm, dmth., Henry, Messi, Eto'o e Ronaldinho: pretendimet e Deco, në të vërtetë, më shumë se legjitime për një lojtar me talentin e tij, mund t'i krijojnë probleme teknikut holandez. Klubet europiane, po i mbajnë antenat lart.
Alves dhe Robben
E nëse Barca duhet të preokupohet më shumë për t'i mbajtur kampionët e saj, Real Madridi është në gjueti përforcimesh. Pas Drenthe dhe Sneijder, kolonia holandeze mund të vazhdojë me Robben. Gjithcka është e lidhur me kalimin e Daniel Alves tek Chelsea, që ende nuk është zyrtarizuar (e sipas informatave te fundit Sevilla ne momentin e fundit nuk e ka pranuar oferten): kur të përfundojë, Robben do të mund të transferohet në Spanjë.
Rigano' dhe Cocu
Në Ligë do të luajë me siguri edhe Christian Riganò, që ka lënë Messinën për t'u transferuar tek Levante, ku do të gjejë bashkëkombasit e tij Tommasi dhe Storari. Por kush do lerë Europën do të jetë një mesfushor me mjaft vlera, sic është Philipp Cocu: 36 vjec, ai përshëndet PSV Eindhoven dhe do të shkojë për t'u mbuluar me para për një vit tek ekipi Al-Jazeera, në Emiratet Arabe.