![]()
Në stadiumin Olimpico të Romës tifozët e Lazios kanë ngelur të shokuar pas golit të Danciulescu në minutën e 22-të, kurse vetëm 16 minuta më vonë Rocchi ka humbur penalti duke e përmbyllur një pjesëlojë të parë shumë të dobët të nikoqirëve. Në pjesën e dytë skuadrën italiane e ka shpëtuar goli i Mutarelit në minutën 53. Lojtarët e nervozuar të Lazios në fund kanë mbetur vetëm nëntë në ekip, pasi janë ndëshkuar me karton të kuq mesfushori shqiptar Valon Behrami në minutën 73 dhe Mutarelli në minutën 86, kurse te mysafirët Goian është ndëshkuar në minutën e fundit.
Ndeshja ka pasur përfundim të përgjakshëm pasi tifozët nikoqir edhe një herë kanë treguar dobësinë e tifozllëkut të tyre. Në fakt, janë lënduar tre tifoz mysafir. Njëri është therur në shpinë, tjetri në këmbë, kurse i treti ka marrë lëndime në kokë. Komisioni i disiplinës së UEFA-së do të vendosë për këtë ngjarje deri në ndeshjen e kthimit me 28 gusht, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që Lazio të largohet nga Liga e Kampionëve.
Në Glasgou, Rangersat kanë luajtur me Crvena Zvezdën, dhe kanë festuar pas golit të shënuar në minutën e fundit. Festën e skocezëve e ka sjellë Nacho Novo, kurse vendimi përfundimtar për kualifikimin e mëtutjeshëm do të vendoset në stadiumin Marakana të Beogradit.
Benfica në ndeshjen me danezët ka fituar 2:1. Hero i ndeshjes ka qenë mesfushori nga Portugalia Rui Costa, i cili i ka shënuar të dy golat për nikoqirët edhe atë në minutën 25 dhe 86, përderisa golashënues për Kopenhagën ka qenë Hutchinson në minutën 35.
Valencia do të udhëtojë qetë në Suedi tek Elfsborgu. Në ndeshjen e parë në stadiumin 'Mestalla' rezultati ka qenë 3:0. Golat për spanjollët i shënuan Vicente (‘7), D. J. Silva (‘58) i Morientes (‘70). Ndeshjet e kthimit luhen me 28 gusht.
Rezultatet:
Valencia - Elfsborg 3:0
Benfica - København 2:1
Lazio - Dinamo Bucuresti 1:1
Rangers - Crvena Zvezda 1:0
Benfica 2-1 FC Copenhagen
Rangers 1-0 Red Star Belgrade
Valencia 3 - 0 Elfsborg
Lazi 1-1 Dinamo
0-1
1-1
Reshat Ibrahimi