Valentino Rossi: "E kam ndërgjegjen të qetë"

"Jetoj në Londër, jo në Paperopoli". Kështu mbrohet Valentino Rossi në një apel për tifozët të transmetuar mbrëmë në televizionin italian Rai Uno. Kampioni i Tavullia-s siguron se cështja që e sheh në shënjestër të Prokurorisë për një super-evazion fiskal për të qartësuar. Doktori ankohet se është nxjerrë si një mostër nëpër faqet e para të gazetave dhe betohet se ka respektuar gjithnjë rregullat. "Jam kryqëzyar dhe dënuar përpara se të bëhen verifikimet e nevojshme – akuzon Rossi -. Kam qenë nëpër gazeta gjatë këtyre ditëve të fundit aq sa nuk kam dalë as atëherë kur kam fituar shtatë kampionatet e mi Botërorë. Më kanë përplasur si një mostër nëpër faqet e para. Fillimisht me historira të shpikura me Canalis, një person të cilin sapo e kam njohur. Më pas, nëpërmjet një fashikulli plot e përplot me shifra i cili thuajse iu dorëzua më parë shtypit sesa mua".
Rossi mohon që të ketë mashtruar organet fiskale. Siguron se ndërgjegjen e ka në rregull. "E kam fiksuar prej shtatë vjetësh rezidencën time në Londër, aty ku edhe jetoj. Po them Londër dhe Paperopoli, apo një parajsë fiskale mbi një ishull. Profesionistët të cilët me bëjnë deklarimin e pasurive më kanë siguruar, sic i kam kërkuar gjithnjë, që të respektojnë rregullat dhe ata këtë kanë bërë. E kam ndërgjegjen e pastër. Kjo histori – përfundon Valentino Rossi – do të mbyllet sa më shpejt që të jetë e mundur". Video, e një kohëzgjatjeje prej afro dy minutash, fillon me Valentinon, i filmuar në shtëpinë e tij londineze, që përshëndet tifozët dhe që thotë se ishte «i pikëlluar për mënyrën me të cilën më kanë trajtuar mediat gjatë ditëve të fundit. Është e qartë se jam përdorur, me siguri për faktin se financat italiane nuk janë në rregull me ato të vendeve të tjera, si Anglia. Mirëpo zgjidhjen duhet ta gjejnë midis tyre, pa u kapur me mua".
Albin Tirana