E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bërnlei, skuadër ekspertësh për lejen e punës së Besart Berishës

Për të bërë të mundur nxjerrjen e lejes së punës për Besart Berishën, ekipi i Bërnleit ka krijuar një skuadër ekspertësh ligjorë. Bashkë me anglezët është bashkuar edhe agjenti i Besardid nga Gjermania Hener Janzen. Tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet me qëllim sigurimin e një leje pune për 21-vjeccarin. Dhe për këtë arsye ka ardhur nga Gjermani edhe Janzen, i cili ka ndihmuar për të përgatitur "strategjinë". Agjenti gjerman shpreson që ftesat që kombëtarja gjermane për U-19, U-20 dhe U-21, rekomandimet nga klubet e mëparshme dhe DVD me filmimet nga ndeshjet e tij me kombëtaren, (goli kundër Anglisë B) të bindin gjyqtarët anglezë se ai është një futbollist i talentuar, që skuadra e Bërnleit duhet ta ketë në formacion. "Do të duhet të provojmë që një lojtar që vjen nga një vend që nuk bën pjesë në BE, është i një cilësie më të mirë se sa një lojtar britanik i të njëjtës moshë. Ne shpresojmë që të bindim gjykatësit" – tha agjenti gjerman për "Burnley Citizen" duke shtuar "Unë po flisja me personin i cili po merret me cështjen dhe shpresoj që cdo gjë do të shkojë në drejtimin e duhur të enjten". Janzen shtoi se në Britani ligjet janë disi ndryshe nga ato angleze dhe ndryshojnë nga to gjermane, në të cilat ai është ekspert. "Unë s'kam cfarë të bëj, sepse sipas pikëpamjes time, kjo është një cështje britanike dhe është më mirë që ata të merren vetë me të. Në Gjermani unë merrem me zgjidhjen e këtyre problemeve dhe di ligjet gjermane dhe di si të përgjgijem. Por ka diccka më tepër në Britaninë e Madhe dhe unë kam besim të plotë tek avokati i Besartit"- tha Janzen. Gjermani ka besim se gjithcka do të përfundojë mirë. "Ne kemi shumë besim. Ne nuk do ta kishim bërë këtë hap, nëse ne nuk do të kishim një siguri të tillë"-përfundoi ai.
Kontrata më Bërnlein
340 mijë paund ka paguar skuadra e Bërnleit për të blerë Besart Berishën. Paraqitja e shkëlqyer dhe goli në miqësoren me Anglinë B ka bindur plotësisht drejtuesit e Barnlit për ta mbajtur përfundimisht në ishull. Besart Berisha nuk do të jetë më pjesë e Bundesligës dhe Hamburger Sportferian dhe që nga sezoni i ardhshëm do të mbrojë ngjyrat e skuadrës së Kategorisë së dytë angleze Bernli Football Klab
Sipas sitit zyrtar të skuadrës në veri të Gjermanisë, futbollisti shqiptar ka nënshkruar një kontratë 3-vjecare me anglezet qe do të derdhin në arkat e Hamburgut një shumë prej 500 mijë euro. I ardhur në korrik të vitit të kaluar përsëri në Gjermani pas një aventure te fqinjët daneze të Horsens 22-vjecari nuk gjeti shumë hapësira në skuadrën e Kategorisë së parë gjermane sidomos pas ardhjes së trajnerit të ri Hub Stevens.
Për ngjyrat e Hamburgut, Berisha luajti 12 herë këtë sezon duke shënuar vetëm 1 gol.Kosovari kishte një kontrate deri në vitin 2009 me gjermanët ndërkohë që për kartonin e tij që vlente 800 mije euro ishin te interesuar edhe Zyrih, Hansa Rostok dhe Energi Kotbus. Vitin e kaluar Bernli FC zuri vendin e 15 në kategorinë e dytë angleze

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›