E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flasin 50 politikanë/ EURO 2012, ja cilat janë skuadrat e zemrës të politikanëve

Shpesh thonë se janë dribluesit më të mëdhenj. Ka syresh që në aktivitetin e përditshëm vënë në funksion strategjinë mbrojta më e mirë është sulmi. Thuhet për ta kur rrinë një kohë të gjatë pa dalë në publik se janë ulur në stolin e rezervave. Po ashtu çdo veprim i tyre i suksesshëm ose jo, cilësohet herë si gol e herë si autogol. E gjithë kjo sa u tha të krijon përshtypjen menjëherë se bëhet fjalë për futbollistët të cilët kanë specialitet të tyre driblimin me topin, luajnë në sulm a në mbrojtje dhe shpesh bëjnë gola dhe ndonjë herë edhe autogola. Por në të vërtetë bëhet fjalë për politikanët të cilët veç pasionit dhe profesionit të politikës, janë edhe tifozë të futbollit. Politikanët më të rëndësishëm në vend tregojnë për Tirana Observer se cila është skuadra e tyre e zemrës. Duke filluar nga Presidenti i Republikës Topi, kryeministri Berisha, shefi i opozitës Edi Rama, ish- kryeministrat, Nano, Meta dhe Fino, deputetë dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, tregojnë skuadrën për të cilën dëshirojnë që të ngrejë Kupën e Evropës më 1 Korrik. Shumica e tyre janë me Gjermaninë dhe Italia, por nuk mbetet më pas as Anglia apo Spanja. Gjithsesi me Italinë apo me Gjermaninë, apo me Holandën, me Spanjën apo me Anglinë, e rëndësishme është fakti që ky muaj nuk do të jetë më i fokusuar tek kampionati i politikanëve tanë, por këta të fundit do të jenë gozhduar përpara ekranit për të ndjekur kampionatin e vërtetë, atë që zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë. Pa dallim partish a bindjesh, është një kampionat që do të mbledhë qeveritarë e opozitarë dhe ne së bashku me ta, për të parë kampionin e ri të botës në futboll.

Skuadrat e zemrës së politikanëve

Kreu i shtetit, si një tifoz fanatik i Juventus, në Botëror bën tifo për Italinë e Prandelit. Kryeministri Berisha, si frankofon, bënë tifozllëk për gjelat e Francës të cilët ky kampionat nuk i sheh më si favorit për fitore. Lideri i opozitës ashtu si presidenti Topi, do të bëjë tifozllëk për Italinë duke pasur në krahun e tij edhe paraardhësin në parti Fatos Nanon. Ndërkohë Ilir Meta së bashku me bashkëshorten e tij, bëjnë tifo për tulipanët holandezë. Anglia ka tifoz Erion Veliajn, ndërkohë që Gjermania do të mbështetet nga shumë deputetë, si Taulant Balla, Ditmir Bushati, Andis Harasani, etj.

1. Bamir Topi- President i Republikës, është tifoz me Italinë

2. Sali Berisha, kryeministri është me atë që fiton. Por anon më shumë nga Franca.

3. Jozefina Topalli, Kryetarja e Kuvendit, nuk është ndonjë tifoze e madhe, por i bashkohet preferencave të djalit dhe bashkëshortit, të cilët preferojnë Italinë.

4. Edi Rama, lideri i opozitës, bën tifozllëk për shumë skuadra, këtë vit është me Italinë.

5. Fatos Nano, ish-kryeministër, lideri historik i PS-së është tifoz “i çmendur” pas Italisë.

6. Ben Blushi, deputet i PS, tifoz me Gjermaninë

7. Alfred Moisiu, ish-Presidenti i Republikës, tifoz me Italinë

8. Taulant Balla, deputet i PS-së, tifoz i çmendur i Gjermanisë

9. Ditmir Bushati, deputet i PS-së, është tifoz me Gjermaninë

10. Erion Veliaj, sekretar për Rininë në PS është tifoz me Anglinë

11. Majlinda Bregu, ministre e Integrimi, tifoze me Italinë

12. Arben Ahmetaj, deputet i PS, tifoz me Spanjën

13. Paskal Milo, kryetar i PDS-së me Gjermaninë,

14. Sokol Olldashi, ministër i Transporteve, është tifoz me Italinë

15. Blendi Klosi, deputet i PS, tifoz me Anglinë.

16-17. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë tifozë me Holandën që nga vitit 1988.

18. Spartak Ngjela, kryetar i PLD tifoz me Anglinë.

19. Elmaz Sherifi, ish-deputet i PS-së, tifoz me Gjermaninë

20. Aldo Bumçi, deputet i PD-së, ka qenë tifoz me Gjermaninë, tani është me Anglinë dhe Italinë.

21. Nard Ndoka, kryetar i PDK-së, tifoz me Italinë,

22. Petro Koçi, kryetar i PSV 91, tifoz me Italinë

23. Lajla Përnaska, Deputete e PD-së, tifoze me Holandën që nga viti 1974.

24. Lulzim Basha, kryetari i bashkisë së Tiranës, tifoz me Holandën

25. Bujar Leskaj, kreu i KLSH-së, tifoz me Anglinë

26. Andis Harasani, deputet i PS-së, tifoz i thekur me Gjermaninë

27. Neritan Ceka, kryetar i PAD-së, i pëlqen Gjermania

28. Marko Bello, deputet i PS-së, tifoz me Gjermaninë

29. Fatmir Xhafaj, deputet i PS, tifoz me Gjermaninë

30. Spartak Poçi, ish-ministër i Transporteve, tifoz me Gjermaninë

31. Bashkim Fino, deputet i PS, tifoz i thekur i Italisë

32. Ylli Pango, ish-deputet i PD, që nga viti 1966 me gjermanët

33. Kastriot Islami, deputet i pavarur, tifoz me Gjermaninë

34. Pëllumb Xhufi, ish-nënkryetar i LSI, tifoz me Italinë

35. Gazmend Oketa, drejtues i FRD-së, tifoz me Gjermaninë

36. Aleksandër Biberaj, FRD, tifoz me Gjermaninë

37. Edlira Gjoni, FRD, tifoze e çmendur pas tulipanëve holandezë, madje Holandën e do më shumë se kombëtaren shqiptare dhe më shumë se Flamurtarin, madje edhe më shumë se partinë J

38. Gramoz Rucci, kryetari i grupit parlamentar të PS, tifoz me Italinë

39. Namik Dokle, deputet i PS-së, tifoz me Spanjën

40. Gjovalin Kadeli, deputet i PS-së, tifoz me Gjermaninë

41. Ardit Cela, sekretar për marrëdhëniet me publikun në LSI, tifoz racional pas Italisë

42. Ralf Gjoni, sekretar ndërkombëtar tek LSI. Tifoz i çmendur pas Italisë. Madje edhe ka qarë kur Roberto Baxho ka humbur penalltinë e finales me Brazilin në 1994.

43. Dashamir Shehi, kryetar i LZHK-së, tifoz me Anglinë

44. Edi Paloka, deputet i PD-së, tifoz me Gjermaninë

45. Albana Vokshi, deputete e PD-së, tifoze me Gjermaninë

46. Klodiana Spahiu, deputete e PS-së, është tifoze me Gjermaninë

47. Erla Mëhilli, zëdhënëse e kryeministrit Berisha, ëhstë tifoze e flaktë me Italinë

48. Ridvan Bode, ministër i Financave, tifoz me Gjermaninë

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›