E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo vs Mesi Beteja për të përcaktuar një epokë

Gazeta Shqip

Ronaldo dhe Mesi janë padyshim futbollistët më të mirë të epokës së tyre. Por cili është më i miri? Nëse Portugalia do tia dalë mbanë në Kampionatin Europian të Futbollit, Ronaldo ka shanse që të shpallet edhe njëherë futbollisti më i mirë i vitit. Ndërkohë stili i Mesit është i pakrahasueshëm

Ronaldo dhe Mesi

A ka ndonjë gjë më qesharake se krahasimi i veçantive të dy futbollistëve? E megjithatë mund të jetë edhe më qesharake që të mos i krahasosh fare. Njëri është i shkurtër, ndërsa tjetri është një trup i vërtetë atleti dhe të dy kanë kontrata shumëmilionëshe nga kompanitë e reklamave, si dhe paga që nuk mund të krahasohen me asnjë të punësuar tjetër në planet. Njëri admirohet dhe fetishizohet, ndërsa tjetrin e kanë frikë e ndonjëherë edhe tentojnë që ta bëjnë qesharak. Të dy ishin në momentin më të mirë të jetës së tyre profesionale, të pakën deri në prillin që shkoi.

Kur gjithçka përfundoi, njëri nga lojtarët u përpoq që të zhdukej pa rënë në sy nga fusha e stadiumit CampNou në Barcelonë. Kur kjo nuk funksionoi, ai e mbuloi fytyrën me bluzë dhe priti që dikush ta ngushëllonte për situatën në të cilën ndodhej. Por askush nuk e bëri. Tjetri nuk priti shumë në fushën e stadiumit madrilen, por u çua vrik dhe shkoi me hap të shpejtë drejt dhomës së zhveshjeve, edhe pse ishte e pashmangshme që të shihje shenjat e një zbehjeje të thellë dhe të disa lotëve në cep të syrit. Cristiano Ronaldo humbi një penallti në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve dhe Real Madridi u eliminua, pasi humbi në ndeshjen me Bajern Munih. Një ditë më parë Lionel Mesi kishte humbur një tjetër penallti, në një tjerë gjysmëfinale dhe FC Barcelona u eliminua pasi humbi me FC Çelsi. Si rezultat të dy superyjet e futbollit botëror duhet që të duronin humbjen e thellë të skuadrave të tyre dhe të tyren personale e të kuptonin se në këtë lojë nuk ka vetëm momente lavdie.

Këtë vit asnjëri prej tyre nuk ishte i aftë që të ngrinte me duart e tij kupën e ndonjë kampionati. E megjithatë Ronaldo dhe skuadra e tij arritën deri në pikën e fundme të Ligës së Kampioneve, ndërkohë që Barcelona e Mesit fitoi Kupën e Spanjës. Por trofeu që aktualisht u intereson të dyve më shumë është Ballon dOr, ose Topi i Artë, i cili i jepet çdo vit lojtarit më të mirë. Mesi ka pasur nderin që ta ketë tri herë Topin e Artë dhe këtë herë ka sërish shanse të mëdha, apo mund tia marrë Ronaldo? Ndërkohë vetëm këta të dy janë në një garë të ngjeshur për të shtënë në dorë Topin e Artë, sepse vetëm performanca e tyre është me të vërtetë e niveleve të larta. Kjo, dhe për shkak të golave që ka shënuar secili prej tyre. Mesi 73 gola në 60 ndeshje dhe Ronaldo 60 gola në 54 ndeshje.

 

Pretendimi për të qenë më i miri

Ronaldo do ta kishte bërë të vetin Topin e Artë që tani nëse do të kishte fituar finalen me Realin e Madridit. Por në vend të kësaj fitoreje lojtari u mbulua jo vetëm nga një dëshpërim i madh për humbjen e penalltisë, por edhe nga një ndjenjë e madhe turpi personal. Mendimet e tij ishin kaq të zymta, sa vetëm e shkuara e lavdishme e nxit tani që të ecë përpara dhe ta lërë pas këtë episod të dhimbshëm për çdo lojtar. E megjithatë ai është më i mirë se Mesi në këtë moment. Të paktën këtë deklaroi në një intervistë të fundit në CNN dhe, ndër të tjera, shtoi se besonte se Portugalia, që është kundërshtarja e parë e Gjermanisë të shtunën, ka shanse shumë të mira për të fituar Kampionatin Europian të Futbollit. Nëse kjo do të ndodhte, atëherë ai pa dyshim që do të merrte Topin e Artë. Trajnerët dhe kapitenët e skuadrave kombëtare, si dhe 10 gazetarë sportivë që zgjedhin fituesin e Topit të Artë, e zgjodhën atë vetëm 4 vite të shkuara.

Mesi vs Ronaldo. Është si gara mes të famshmit Muhamed Ali dhe Joe Frazier, apo ajo e tenisit mes Pete Sampras dhe Andre Agassi. Është duel i llojit që nuk duhet të ndodhë në skuadrat sportive. Është një duel që eksiton miliona fansa, mbush faqet e qindra gazetave dhe sajteve të internetit, forume e blogje. Alfredo di Stefano i dha formë dhe famë Real Madridit të vitit 1950, futbollisti brazilian, Pele, është emri i viteve 60, ndërsa Johan Cruyff ishte ylli i viteve 70 për të kaluar më pas te Maradona, gjeniu i viteve 80 e më pas Zidane, vitet 90 e Ronaldino i viteve të para të këtij shekulli. Që nga ajo kohë, për sa i përket emrit që do të mbajë ky dhjetëvjeçar, po zhvillohet një duel mes dy lojtarëve të sipërpërmendur, që në të vërtetë janë thuajse në një linjë fame dhe force në lojë.

Çunat e golave

Mesi është një sulmues, një krijues i sulmit, një gjeni në këtë fushë, por edhe një lojtar që di të luajë në skuadër. Driblimi i tij është i fuqishëm dhe shumë i përcaktuar dhe ai ecën shumë më shpejt në fushën e gjelbër së bashku me topin, se sa pa të. Ka një intuitë të jashtëzakonshme dhe mund të ndryshojë tërësisht drejtimin e sulmit në një moment të caktuar kur e gjykon se është më mirë që të ndjekë një rrugë tjetër. Ai është shumë i qartë kur niset drejt portës, sikur mbart me vete një fuqi, të cilën askush nuk mund ta përballojë dhe çdo gol që shënon mban firmën e tij, që është tërësisht unike. Me këtë mënyrë shumë specifike ai arriti që të shënojë 26 gola, nga 73 golat që shënoi këtë sezon teBarcelona. Por kjo është njëra anë e Mesit. Ana tjetër është se ky njeri me këtë individualitet kaq të spikatur është njëherazi edhe një lojtar skuadre perfekt. Ai di të përcaktojë se kur është momenti i tij në një lojë dhe kur është momenti i të tjerëve, dhe sapo e bën një dallim të tillë bën çështë e mundur të ndihmojë atë të cilin ai mendon se ka shanset më të mëdha për të konkluduar në rrjetë. Ndërsa për të përshkruar golat e Kristiano Ronaldos duhet së pari të kesh parasysh një djalosh të fuqishëm 1.86 të gjatë me flokët e lyer gjithmonë me xhel dhe me vështrimin herë të mprehtë dhe hera-herës lozonjar. Ai fillimisht e ngul vështrimin e tij te portieri kundërshtar dhe më pas realizon sulmin që shpesh është tërësisht i pandalshëm. Zakonisht bën pesë hapa pas para se të gjuajë topin, qëndron me këmbë hapur, lëpin buzët dhenissprintin e pandalshëm drejt topit që ka të gjitha shanset për të përfunduar në rrjetë.

Të saktë dhe këmbëngulës

 

Nëse do të kishte patentë për goditje të zjarrta të topit, pa dyshim që Ronaldo do të ishte pronari i saj i ligjshëm. Ai është mjeshtri i goditjeve të lira dhe arrin që të bëjë mrekulli me topin. Është i përpiktë dhe shumë këmbëngulës në të vetën, por nga ana tjetër i pëlqen edhe që të japë shfaqje përmes lojës së tij dhe me këtë stil arrin që të prodhojë në çdo sezon mbi 40 gola. Puna e tij është futbolli dhe koha e tij e lirë është sërish futbolli. Ai i dedikohet ditë e natë objektivit për tu bërë Zot i topit. Ronaldo kërcen me topin e tij nëpër këmbë më lart se sa kërcen një basketbollist që synon të fusë topin në kosh. Ai i ka këmbët e gjata të një sprintieri, fizikun e një vrapuesi të distancave të mesme dhe në tërësi paraqitjen fizike të një modeli. Nëse shkencëtarët do të kishin një ditë mundësinë që të krijonin futbollistin model, ideal, ky pa dyshim që do të ishte Ronaldo. Mesi nuk do të preferohej, sepse së pari është shumë i shkurtër, shumë i brishtë fizikisht, tepër i egër me raste, edhe pse me ndihmën e hormoneve arriti që të shkonte deri në gjatësinë 1.69.

Mesi, rikrijuesi i futbollit

Sistemet e lojës në të cilën këta dy futbollistë u bënë yje janë aq të ndryshme sa dhe trupat e tyre dhe stilet e lojës. Barcelona u jep mun

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›