E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flasin pa Prishtinën

Pala kosovare dhe ajo serbe vazhdojnë të përmendin nëntorin si afat të vazhdimit të bisedimeve. Por zyrtarët serbë dhe ata ndërkombëtarë konfirmojnë se Beogradi dhe Brukseli po bisedojnë mes vete për të gjetur modalitetet për rifillimin e procesit. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi thotë se për Kosovën flasin vetëm përfaqësuesit e saj.

Ende pa u caktuar data e rinisjes së dialogut teknik mes Kosovës dhe Serbisë, zyrtarët serbë dhe ndërkombëtarë po e pranojnë se janë duke biseduar për të gjetur një zgjidhje për dy pikat kufitare në Veri.

Kryenegociatori serb, Borko Stefanovic ka deklaruar se Beogradi është duke negociuar me ndërkombëtarët për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e problemeve në pikat kufitare Bërnjakë dhe Jarinje.

Por, ai ka pranuar se rezultatet e bisedimeve nuk do ta kënaqin tërësisht Serbinë.

Megjithëkëtë, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës deklarojnë se askush nuk mund të flasë për Veriun pa ta.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se për këtë çështje askush nuk mund të flasë në emër të Kosovës.

“Jo, dhe askush nuk e ka mandatin të flasë në emër të Kosovës, përveç përfaqësuesve legjitimë të vendit”, ka thënë Kuçi për Express.

Ndryshe, një ditë më parë, Ambasadori britanik në Serbi, Michael Davenport ka thënë se këto çështje janë duke u diskutuar mes Beogradit dhe Brukselit dhe se rezultati i bisedimeve, do duhej të sillte palën kosovare dhe serbe në tryezën e bisedimeve.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›