Zgjidhja për veriun s'do të jetë ideale për Serbinë

Në një prononcim për mediat serbe, Stefanoviq ka thënë se disa liderë politikë serb nga Kosova kanë probleme me “rishikimin e realitetit” dhe se këta liderë gjërat i shikojnë kryesisht nga pozita e interesave partiake.
“Çdo zgjidhje e mirë për pozicionin e shtetit të Serbisë ka qenë e mundur deri më 9 qershor 1999. Pas kësaj ne veprojmë në domenin e asaj çka mundemi dhe jo të asaj se çfarë dëshirojmë”, ka thënë ai.
Për më tepër, shefi i ekipit negociator serb ua ka bërë me dije kryetarëve paralelë se nuk mund të bëjnë kërkesa joreale, si ato për kthimin e procesit nën ombrellën e Këshillit të Sigurimit ose ndërprerjen e dialogut me Kosovën.
“Është e qartë se kryetarët e komunave nuk mund të bëjnë kërkesa partiake dhe jo reale, sikur ato për kthimin e procesit nën ombrellën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ose që ushtria dhe policia të kthehen në Kosovë, ndërprerjen e dialogut me Prishtinën, dhe që marrëveshjet e arritura deri më tash të mos implementohen në veri të Kosovë”, ka thënë ai.