E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenton grabitjen, plagos veten

Mirdite- Plagosja aksidentale gjate kontrollit te arsenalit te armeve dhe sinjalizimi nga banoret e zones, kane parandaluar tentativen e grabitjeve te udhetareve ne aksin rrugor Rreshen-Puke. Megjithese eshte perpjekur qe te sajoje nje pengmarrje me qellim transplantin e organeve, 20 vjecari Erjon Nikolli eshte prangosur ne kushte spitalore, mbremjen e djeshme, ndersa ne mesnate ishte kapur ne vendin e quajtur Ura e Fanit, teksa kishte zene prite me fugonin e tij. Burime zyrtare te policise vendore konfirmuan lajmin per gazeten “KJ” dhe bene me dije se i dyshuari eshte i lindur ne fshatin Spac te Mirdites, por banues prej disa vitesh ne Spitalle te Durresit. Nderkohe qe kane nisur hetimet per te zbuluar edhe bashkepunetoret e mundshem te te riut, pasi me vete ka pasur dy automatike “Kallashnikov”, dylbi nate ushtarake, dy pistoleta dhe nje sasi fishekesh.

“Kemi marre nje informacion se rreth ores 20:30 te se henes, nje person me makine ishte vendosur te Ura e Fanit per ore te tera pa levizur. Menjehere nisem operacionin dhe konstatuam gjate vezhgimit ne distance se ai ishte i plagosur”, thane burime zyrtare te policise se Lezhes. Ne momentin qe fugoni i policise eshte afruar, 20 vjecari Nikolli eshte perpjekur qe te largohet, por eshte kapur brenda pak minutash. Duke pare gjendjen e renduar shendetesore, i dyshuari eshte derguar menjehere ne spitalin e Lezhes per mjekim, pasi kishte humbur shume gjak. Fillimisht jane bere fotografimet ne vendngjarje dhe i mjetit tip fugon, prone e 20 vjecarit. Ne nje cante me ngjyre te zeze eshte gjetur edhe arsenali i armatimit qe ka befasuar efektivet. Por zyrtaret thane se nuk kishin marre deri ne ato momente asnje denoncim per grabitje.

Gjate marrjes ne pyetje Nikolli eshte perpjekur te mbrohet duke dhene alibine se ishte plagosur nga nje grup i armatosur dhe me maska. “Ata me moren peng dhe me cuan ne zonen e Oroshit. Donin te me benin transplanto organesh dhe me pas me plagosen”, ka thene i dyshuari ne deshmine e tij. Por nga hetimet e kryera eshte konkluduar se Nikolli kishte udhetuar nga Durresi per ne Rreshen me qellim grabitjen e udhetareve ne aksin qe te con drejt Pukes. Mjeket thane se gjendja e 20 vjecarit eshte jashte rrezikut per jeten dhe se ai eshte plagosur aksidentalisht gjate kontrollit qe i bente armeve. “Fale nderhyrjes se shpejte eshte bere parandalimi i grabitjes se kalimtareve qe pergatitej nga i dyshuari”, thane zyrtare te policise vendore. Akuza e momentit qe eshte ngritur ndaj Nikollit eshte ajo e “mbajtjes pa leje te armeve luftarake”, ndersa hetohet edhe per “tentative grabitje me arme”.

I dyshuari

I ndaluari ka dhene deklarate te dyshimte per agjentet gjate marrjes ne pyetje. Nikolli ka thene se ishte marre peng tre here dhe hera e fundit ka qene diten e hene, ne vendin e quajtur Qafe-Bene, ne afersi te Repsit. Qellimi i pengmarresve sipas tij ishte marrja e organeve jetesore per transplant. Kjo e ka shtuar edhe me shume misterin e ngjarjes, duke ia lene ne dore hetimin policise se Lezhes. Burime nga grupi hetimor thane se deshmia e 20 vjecarit nuk eshte bindese, pasi nuk justifikon dot arsenalin e armatimeve qe iu gjeten ne canten sportive.

Armet dergohen per ekspertim

Arsenali i armatimit te kapur ne mjetin fugon te 20 vjecarit Erjon Nikolli eshte bllokuar ne cilesine e proves materiale. Ekspertet kane marre gjurmet e gjetura ne keto arme dhe i kane derguar per ekspertize ne Laboratorin Kriminalistik Tirane. Dyshohet se me keto arme, dy automatiket “Kallashnikov” dhe pistoletat “TT”, jane kryer edhe krime te tjera, si grabitje apo plagosje, ndaj pritet dhe pergjigjja nga kryeqyteti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›