E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani Opozita po bllokon ligjet per drejtesine

Interviste e ministrit te Drejtesise Bujar Nishani Gjyqtaret te zgjidhin vete ceshtjen e mandateve ne KLD

Te flasim se pari per korrupsionin ne drejtesi. Nje jave me pare ne Studio e hapur nenkryetari i KLD-se pranoi korrupsionin ne drejtesi po keshtu edhe Presidenti ne mbledhjen e fundit te KLD-se. A eshte normale kjo gjendje

Une besoj asnjehere nuk eshte korrekte per te akuzuar nje sistem ne teresi. Ne kemi hyre dhe jemi ne nje sistem qe ka dhene prova ne mjaft shoqeri shume me te konsoliduara nga pikepamja e standardeve te demokracise. Ky eshte sistemi me i mire per te ecur perpara. Natyrisht sistemet kane probleme institucionet kane probleme ceshtja e korrupsionit nuk eshte nje ceshtje qe sapo ka lindur eshte nje ceshtje qe ka ekzistuar dhe do te vazhdoj te ekzistoj per sa kohe vete trendi i interesit individual apo i shoqerise ka nje lloj konflikti brenda vetes qe lidhet me zhvillimin e saj. Ne kete aspekt une do te thosha qe nuk eshte ndonje cudi qe ne Shqiperi akuzohet per korrupsion. Eumlshte nje fenomen absolutisht shume negativ jane bere etiketime deri ne nje lloj kanceri i zhvillimit te shoqerise dhe besoj qe nuk jane te ekzagjeruara dhe vertet eshte shume problem por mendoj se nuk eshte problem vetem i sistemit te drejtesise. Korrupsion ka edhe ne institucione publike te tjera ka edhe midis veprimtarise se subjekteve private ka pasur mjaft problematika dhe akuza per shkak te konkurrences e me radhe. Nuk eshte vetem nje fenomen shqiptar eshte global. Por une personalisht se pari nuk jam per ate qe ne ne teresi ta konsiderojme te tille nese e bejme kete atehere kemi nje lloj deklarate per kapitullim ne nje kohe qe brenda sistemit te drejtesise per aq kohe sa une kam eksperience si minister i Drejtesise apo si anetar i Parlamentit per informacionet qe kam edhe si qytetar i ketij vendi une mund te garantoj opinionin publik shikuesit tuaj qe brenda ketij sistemi ka nje numer te konsiderueshem gjyqtaresh me integritet jo vetem profesional por edhe me integritet te konsoliduar etik dhe moral. Pra ne kete sens besoj se gjerat nuk mund te shihen bardhezi por natyrisht krahas analizave dhe mire eshte qe analizat te vijne nga pjesa qe nuk ka nje interes te perfshire ne dinamiken e aktivitetit te tij sic mund te jete ministri i Drejtesise apo sic mund te jene institucione te tjera brenda sistemit me te cilet na lidh puna - por te vije nga aktore te tjere se besoj se behet me transparente dhe me e thelle analiza kur vjen fjala vjen nga media nga organizata te shoqerise civile kur vjen nga qytetari drejtperdrejt.

Cila eshte arsyeja e nje perceptimi kaq te larte per korrupsionin ne sistemin e drejtesise A mos ka nje konsensus te pergjithshem te shume aktoreve pra secili te beje punen e vet pra jane 20 vite tranzicion dhe nuk ka politikan ne burg prokuror apo gjyqtar ne burg jo sepse duam ti shohim keshtu por ne keto 20 vite Shqiperia ka pasur vite te veshtira probleme te medha me pronen me marredheniet njerezore do te ishte normale te ndodhte kjo

Une besoj se ceshtja e perceptimit eshte pak me e ndryshme nga ceshte realiteti. Ne fund te fundit edhe nje akuze e bere shpeshhere me te padrejte nga dikush i cili nuk zoteron prova perben nje akuze krijon perceptimin tek pjesa tjeter qe e degjon qe ketu ka korrupsion. Nuk mund te perjashtoj qe ka korrupsion dhe ka probleme ne sistemin e drejtesise ashtu sic ka edhe ne institucionet e tjera publike dhe private por une nuk besoj dhe nuk mbeshtes faktin tere sistemi eshte i kalbur tere sistemi eshte i bllokuar ne asnje menyre jo. Per sa i takon pjeses se sa nga ata kane shkuar perpara drejtesise natyrisht kjo mbetet per tu analizuar por secili duhet te beje punen e tij sepse nese ne fillojme dhe perfshihemi ne fushen e veprimtarise ne kompetencat e pushteteve te tjera pastaj do te kemi me shume perceptime te gabuara sesa analiza dhe nderhyrje per te korrigjuar realitetin.

E qarte dhe ju keni pese vite ne qeverisje. Si ndiheni perballe elektoratit kur shihet qe njerez te ndryshem per krime ordinere denohen cdo dite dhe mire eshte por nga ana tjeter kemi krime shume me te renda se kaq me pronen me territorin qe konsumohen cdo dite qe dhe ju vete si mazhorance i denonconi dhe nuk shkojne perpara drejtesise

Natyrisht qe raste te tilla na bejne te ndihemi te shqetesuar por nuk mund te dalim jashte mekanizmave qe kemi. Nuk duhet harruar qe nese marrim ne nje lloj analize dhe konkluzioni ne fundin e pese viteve nuk mund te thuash qe nuk ka pasur ndryshime ne vete performacen e gjyqesorit dhe te sistemit te drejtesise. Kane qene keto gjykata kjo prokurori qe me ardhjen ne pushtet te kesaj qeverie kane mundur te denojne me forcen e ligjit nje numer te konsiderueshem grupesh kriminale te rrezikshme anetar bandash te rrezikshem qe ishin me pare te paprekshem. Ky eshte nje realitet qe askush nuk e mohon dot sot. Nuk ka qene qeveria qe as i ka hetuar nuk ka qene ajo qe ka dhene masat e denimit ka qene prokuroria qe i ka hetuar kane qene gjykatat e ketij vendi qe kane dhene masat e denimit dhe sot keta vuajne denimet. Eumlshte bere nje shembull qe sot ne rruge nuk mbizoteron krimi organizata kriminale te fortet te ashtuquajtur te qytetit por zoteron ligji. Tek ceshtja e sistemit te drejtesise nuk jane vetem prokuroria dhe gjykatat por edhe operator te tjere si nga zyra avokatie noterie apo dhe permbarimore ka nje performance shume here me te mire profesionale le ta quajme dhe frike perpara ligjit shume here me te madhe nga cishte kur qeveriste jo kjo mazhorance por nga kundershtaret tane politike. Pavaresisht problematikes qe ka dhe betejes qe eshte e hapur per konsolidimin e metejshem te sistemit gjyqesor une besoj qe gjate ketyre viteve jane bere investime te rendesishme per ta ndryshuar. A ndryshon brenda nates Jo. A ka probleme Natyrisht qe ka. A ka falimentuar sistemi Natyrisht qe jo. A duhet te jemi optimiste Natyrisht po.

Ku e mbeshtesni optimizmin zoti Nishani Po permend kemi KLD-ne qe eshte qeveria e gjyqesorit qe perbehet nga anetare qe u ka mbaruar mandati Konferenca Gjyqesore nuk mblidhet. Ju thoni qe mund te vetereformohet sistemi. Si mund te ndodhe kur konferenca nuk mblidhet Sa normale eshte qe te qeveriset me anetare me mandat te mbaruar

Nuk eshte normale sepse mundesite per te zevendesuar anetaret qe u ka mbaruar mandati kane qene te sakta por kjo eshte nje ceshtje qe duhet te zgjidhet nga vete gjyqtaret. Ata jane te organizuar ne ate qe e quajne Konferenca Gjyqesore nga nje grup i gjyqtareve sepse ka nje ndarje mes tyre jemi deshmitare te debatit publik qe ka pasur mes gjyqtareve. Nje pjese e tyre kerkojne me cdo kusht qe te kete nje ligj organik per menyren se si organizohet dhe funksionon Konferenca Gjyqesore qe per hir te se vertetes nuk eshte institucion kushtetues eshte nje vetorganizim eshte nje lloj shoqate e gjyqtareve. Nje pjese tjeter ka menduar qe Konferenca e Gjyqtareve te funksionoje ashtu sic ka funksionuar deri me tani dhe natyrisht anetaret e KLD-se jane zgjedhur mbi bazen e nje rregulloreje qe ka veterregulluar organizimin e gjyqtareve. Nuk dua te viktimizoj procese te caktuara brenda nje pushteti me te cilin une si pjese e pushtetit ekzekutiv e cilesoj veten partner dhe jo supervizor ne kete sens kjo ka qene nje ceshtje e debatit te brendshem te vete gjyqtareve. Per sa kohe ka pasur dy kendveshtrime te ndryshme dhe per sa kohe u takon atyre vete ta zgjidhin une besoj qe ata duhet te marrin persiper pergjegjesine perpara nje realiteti i cili as duhet injoruar as vete nuk duhet te fshihesh pas ketij realiteti por realiteti sfidohet brenda hapesirave kushtetuese.

A duhet zgjidhur dhe a eshte zbatimi i Kushtetutes ne menyre te drejtperdrejte nje zgjidhje per kete mungese te veterregullimit te sistemit

Po absolutisht. Konferenca Gjyqesore le te themi grumbullimi i gjyqtareve ne nje organizem te tille nuk eshte nje institucion kushtetues eshte nje vetorganizim i menyres dhe jetes se gjyqtareve. Deri me sot ka funksionuar me kete model. Deri ne momentin kur te kete nje ligj funksional i cili mund te jete pas nje viti dy vjetesh por edhe pas 10 vitesh sepse forcat politike ne parlament mund te mos bien dakord qe per 10 vjet te miratojne ligjin per konferencen gjyqesore. Cfare do bejme Per 10 vjet kohe gjyqtaret nuk do te zgjedhin anetaret e KLD-se

Cili eshte ndikimi i politikes ne gjykata dhe keto probleme si ne Konferencen Gjyqesore a nuk shkaktohen nga vullnete te ndryshme politike qe mund te jene edhe brenda gjyqesorit

Une besoj qe nese ka nje arritje te konsoliduar dhe qe duhet ta themi flas qytetaret eshte fakti se nuk ka me akuza per ndikime politike ne gjyqesor apo nga gjyqesori ka akuza per korrupsion ka pretendime nga qytetaret per vendime te njeanshme por ne nuk kemi degjuar nga klasa politike qe akuzat para disa vitesh kane qene te shpeshta per qendrime politike nga gjykatat. Besoj qe sot nuk ka asnje akuze dhe asnje pretendim per angazhim politik te gjykatave.

Ka pasur nje beteje ne heshtje le ta quajme keshtu mes Presidentit dhe shumices sa u takon emerimeve ne Gjykaten e Larte dhe ne Gjykaten Kushtetuese a mos duket se shumica po sillet sikur Presidenti thjesht i propozon dhe nuk i emeron keta gjyqtare

Kushtetuta eshte e qarte dhe ligji eshte i qarte ku secilit pushtet i jep te drejtat e tij dhe percakton edhe pergjegjesite qe kane. Presidenti ushtron te drejten e tij te dekretit por edhe Kushtetuta thote se duhet bere me pelqimin e Kuvendit. Pelqimi presupozon ne koncept dhe ne doktrine pa dyshim nje konsiderate qe ti nuk mund te thuash qe nuk eshte politike per sa kohe rrjedh nga nje grup politik sic eshte Parlamenti. Ajo qe dua te them eshte se Parlamenti pa dyshim qe vlereson dekretin e Presidentit dhe natyrisht nuk artikulon kandidatura te tjera por je i detyruar te japesh pelqimin per kandidaturen qe paraqet Presidenti. Eksperienca eshte qe shumica e rasteve me perqindje te larte jane miratuar dekretet por kjo nuk do te thote qe ti ne menyre apriori te paragjykosh te drejten kushtetuese qe Parlamenti gjithashtu si institucion shume i larte i perfaqesimit te qytetareve shqiptare te ushtroje edhe ai kete pushtet te tij qe ne rastet qe per shkaqe te nje analize qe ligjvenesi ka bere qe kandidatura e vene perballe nuk ploteson te themi ate performance. Ne folem deri tani per njeanshmeri korrupsion kontroll pra ne fund te fundit pervec pjeses profesionale qe eshte shume e rendesishme une besoj tek gjyqtaret sidomos tek gjykatat e nivelit te larte sic eshte Gjykata e Larte dhe ajo Kushtetuese ka jashtezakonisht rendesi integriteti moral dhe etik edhe tek gjykatat e niveleve me te uleta. KLD-ja qe ka filluar dhe do te filloje te operoje per te bere vleresimin e punes mbi bazen e nje sistemi pikezimi nje nga ceshtjet per te cilen vleresohet gjyqtari nuk eshte vetem pjesa profesionale por eshte edhe pjesa etike.

Eumlshte pothuaj i paprecedente numri i dekreteve te nje presidenti te rrezuar sidomos kur presidenti vjen nga radhet tuaja

Une besoj se kjo tregon maturine e institucioneve dhe profilizimin e secilit institucion brenda pushtetit qe i takon. Une them se duhet te mesohemi dhe me kete. Nese me pare nuk ka pasur kjo do te thote qe mund te jene bere pazare mes ish-presidenteve dhe ish-mazhorancave ne emerimin e gjyqtareve. Ne kemi bere mire qe kemi hedhur tej kete praktike. Ne duhet te shkojme vertet drejt nje modeli ku cdo institucion ti marre vendimet ne menyre te pavarur nga interesat e institucioneve te tjera.

Parlamenti eshte zgjedhur qe te vere ne funksion dhe jo te lere pa funksion institucionet e tjera nese vazhdojme Presidenti paraqet dekrete Parlamenti rrezon a nuk do te kemi qeverisje te manget te pushtetit gjyqesor ne te gjitha nivelet dhe ky nuk eshte nje qellim i arritur

Une besoj se deri tani nuk kemi pasur qeverisje te manget kane funksionuar gjykatat edhe ajo e Larte edhe ajo Kushtetuese kane funksionuar me kapacitet te plote. Ne kemi shume nevoje te konsolidojme filozofine e te qenit i matur i pjekur dhe i profilizuar brenda profilit te cdo institucioni te mesohemi me kete i bene mire demokracise dhe maturimit te cdo institucioni pra ti shohim institucionet krejtesisht te pavarura nga njera-tjetra. Ja edhe ju e permendet per Presidentin qe e nxorem nga radhet tona dhe ne jemi krenuar por kjo nuk do te thote qe Presidenti duhet te jete ne pazar me kete mazhorance. Ai ushtron pergjegjesite e tij ben analizat e tij dhe natyrisht mazhoranca mban qendrimet e saj brenda filozofise se saj qeverisese.

Jo pazar por ne te njejten filozofi politike pra nuk ka divergjenca sa i takon filozofise politike

Filozofi politike te perzgjedhjes se kandidaturave nuk ka sepse ne fund te fundit nuk behet besoj une mbi bazen e nje ideje te caktuar politike por ne bazen e nje profili pak me te gjere moral etik dhe profesional.

Mazhoranca akuzon qe disa nga kandidaturat e zotit Topi kane qene gjyqtare qe kane punuar si te tille edhe ne vitet e komunizmit. Pse zoti Topi do ta pranonte kete gje

Varet nga kendveshtrimi dhe analiza qe ka pasur brenda vetes se tij institucioni i Presidentit te Republikes ai i ka pare ne nje gjykim te tille qe per te nuk ka perbere problem perzgjedhja e nje kandidature me profil te tille mazhoranca parlamentare ka pare ne kendveshtrimin e saj politik qe persona qe vijne nga nje sfond i tille jane te pabesueshem ne implementimin e pushtetit gjyqesor.

Presidenti emeroi kryetarin e Gjykates Kushtetuese. A e korrigjoi ai ne kete menyre shkeljen e Kushtetutes per te cilen u akuzua vetem pak dite me pare

Natyrisht nuk eshte artikuluar asnjehere qe ka nje shkelje te Kushtetutes por qe ka nje tejkalim te afatit kushtetues per zgjedhjen e kreut te Gjykates Kushtetuese. Besoj se cdo vendim i marre me mire vone se kurre dhe me mire vone se kurre eshte me mire gjithmone.

Ju e thate gjate intervistes por edhe me pare qe nuk eshte i gjithe sistemi i korruptuar por qe kemi nje trup te mire gjyqtaresh qe ne njefare menyre do te garantoje ndoshta nuk e di se kur te kemi edhe nje drejtesi te pakontestuar. A ka vend te flitet per nje trupe te mire gjyqtaresh me kete perceptim qe kane njerezit sot per gjyqesorin a mjafton kjo trupe

Absolutisht dhe besoj kjo eshte sfida jo e qeverise jo e Ministrise se Drejtesise kjo eshte sfida e vete gjyqtareve. Besoj ata e kane kuptuar sa e rendesishme eshte qe te perballen me kete sfide jam i sigurt qe cdo dite qe do te kaloj do te rritet edhe vete presioni i qytetareve mbi pergjegjesit e drejtperdrejt mbi individet e drejtperdrejte dhe vete pushteti gjyqesor do te kerkoj te ece ne ate drejtim i cili do ta ndihmoj ate per te permiresuar kete imazh dhe kete perceptim. Por besoj se krahas angazhimeve te te gjithe aktoreve per te denoncuar korrupsionin eshte shume e rendesishme qe te gjithe aktoret te kontribuojne per te vleresuar personazhet pozitive per te inkurajuar individet pozitive per te promovuar individet pozitive. Nese opinionin publik do te shikoj kjo vlen edhe per menyren se si perzgjidhen gjyqtaret ne procesin e tyre te karrieres qe perzgjidhen gjyqtaret me integritet me nivel te larte profesionit jam i sigurt se edhe niveli i perceptimit negativ do te ulet dhe do te filloje te perfitoje vemendja dhe perceptimi pozitiv.

Nuk eshte vetem qytetari qe kerkon drejtesi por edhe politika p.sh. kur ju thoni do te presim veshet e lepurit me gershere ligji do te shkulim dhembet e mafias me daret e ligjit jane pra dhe pse ne menyre metaforike kerkesa te politikes qe i drejtohen ligjit. Sa te sigurt jeni kur kemi kete sistem gjyqesor

Kur flasim per ligj apo per prerje te vesheve te lepurit kjo nuk parashikon vetem pushtetin gjyqesor ka nje sere aktesh dhe masash administrative qe jane pergjegjesi e qeverise dhe keto percohen permes akteve ligjore permes mbylljes se shtegut te konfliktit te interesit permes mbylljes se shtegut te perfitimeve te padrejta. Pra pavaresisht se nga njera ane eshte pushteti gjyqesor qe ka ligjet dhe ben drejtesi nga ana tjeter qeveria permes masave administrative ka gjithashtu rendesi dhe merr masa te posacme per ti prere veshet lepurit.

Duke mos u votuar disa ligje te rendesishme per gjyqesorin si Kodi Penal Gjykata Administrative etj. a eshte politika nje pengese

Une besoj se politika eshte bere pengese. Kemi rastin e Gjykates Administrative sepse eshte teresisht qendrim i politikes ne kete rast nuk dua te perfitoj nga fakti qe i takoj mazhorances dhe po bej nje akuza ndaj kundershtareve te mi politike por eshte nje gje reale qe per shkak te nje vullneti qartesisht politik qe per ta vonuar procesin per te mos lejuar ngritjen e kesaj gjykate teresisht per arsye politike kjo mbetet e bllokuar. Mund te kete edhe raste te tjera qe per shkak te ketij vullneti politik jo korrekt jo te drejte jo ne sherbim te interesit publik pengon reforma te tjera brenda sistemit te drejtesise fatkeqesisht po.

Emerimet qe behen nga KLD ne gjykimin tuaj jane te ndikuara nga politika kam parasysh qe ne shtyp shpeshhere thuhet qe brenda KLD-se ka nje shumice anetaresh qe nuk jane dakord me menyren se si mendon shumica per sa i takon gjyqesorit dhe kjo eshte arsyeja pse opozita mbron gjyqesorin sot

Se pari ka pasur nje shqetesim te madh ne raportin e eksperteve te Komisionit Evropian ne lidhje me emerimet e bera nga KLD-ja qe i referoheshin ankimeve qe vinin nga vete radhet e gjyqtareve. Nuk mund te them qe ka ndikime politike por akuzat dhe pretendimet vinin per nje procedure jo transparente dhe jo te mbeshtetur mbi bazen e nje sistemi te qarte te vleresimit te karrieres. Kjo ka bere qe KLD-ja per momentin i ka bllokuar edhe me kerkesen e ministrit te Drejtesise emerimet dhe promovimet brenda sistemit te drejtesise derisa te mbaroje ky sistem vleresimi. KLD-ja duhet te kete perfundimisht nje liste te gatshme nga 1 tek 100 apo 1000 e renditjes se gjyqtareve sipas sistemit te vleresimit pra i pari me 100 pike i dyti me 99 e keshtu me radhe dhe kur te vije rasti qe KLD-se do ti kerkohet te emeroje 10 gjyqtare ne Gjykaten e Apelit te Tiranes atehere te merren gjyqtaret e pare qe jane ne kete liste te miratuar mbi bazen e nje procedure transparente mbi bazen e nje sistemi pikesh qe eshte i gjithepranuar. Pra ky eshte shqetesimi se sa ndikimi politik le te themi.

Ju pak kohe pare anoncuat nje lloj strategjie per drejtesine. Ne cpike jeni

Nuk ka filluar zbatimi i saj se ende nuk eshte miratuar. Ne nuk kemi pasur nje strategji te konsoliduar ne formen sic kane qene strategjite e fushave te tjera. Ka qene nje kerkese e vazhdueshme edhe e raport-progreseve qe behen nga Komisioni Evropian per Shqiperine. Aktualisht kemi nje draft te konsoliduar i arritur edhe pas diskutimeve me vete aktoret e sistemit te drejtesise. Jemi ne fazen ku po diskutohet per planin e veprimit per kete draft-strategji ne menyre qe ato te dyja se bashku ti paraqiten komunitetit te donatoreve pasi ky eshte hapi i metejshem i diskutimit te strategjise. Kam kerkuar qe te fusim nje praktike te re qe besoj se do te realizohet qe kete strategji para se ta cojme per miratim ne qeveri ta konsultojme me grupet parlamentare sepse ne fund te fundit eshte nje strategji qe do te kerkoje miratimin e nje sere ligjesh me konsensus. Besoj se brenda vitit 2010 do te kemi nje strategji dhe nje plan veprimi te miratuar per reformen ne drejtesi.

Nese gjithcka do te shkoje mire dhe do te miratohet edhe kjo strategji zoti Nishani ju si minister qe e njihni ne brendesi kete strategji si mendoni sa kohe do te na duhet qe si opinion publik te ndryshojme te pakten perceptimin e larte te korrupsionit ne sistemin e drejtesise

Do te ishte guxim i madh per mua qe te percaktoja kohen e ndryshimit te perceptimit te opinionit publik. Kjo varet nga te gjithe varet se pari nga vete sistemi gjyqesor nga vete gjyqtaret si ata vete do te perceptojne pergjegjesine e tyre dhe raportin qe ata do te krijojne me qytetaret. Pa dyshim ketu kane pergjegjesine edhe aktore te tjere politika ne menyre te pandare sepse ne fund te fundit eshte ajo qe perballet me qytetarin permes votes. Qytetari shikon se sa serioz eshte nje grup politik sa serioz eshte nje grupim tjeter sa i interesuar eshte njeri apo tjetri grupim sepse ne fund te fundit permes hapave te rendesishem qe merren ne sherbim te konsolidimit te pushtetit i shkon pastaj ne menyre te drejtperdrejte ky sherbim qytetarit. Pra ne kete kontekst besoj qe te gjithe kane nje pergjegjesi te gjithe mund te kontribuojne por nuk mund te injorojne edhe faktorin kohe ka nevoje per konsolidimin e nje shoqerie te tere natyrisht kur flasim per konsolidimin e nje shoqerie keta jane aktoret keta jane elementet qe e perbejne politika gjyqesori shoqeria civile media e me radhe.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›