Dolen serish ne qarkullim avokatet mbrojtes te nomenklatures
Eumlshte fakt i pakontestueshem ende sot se mijera ish-funksionare te regjimit komunist perfshi ketu sidomos ata te aparatit te sigurise se atij regjimi si sigurimsa hetues prokurore gjykates police gardiane burgjesh punonjes te MPB-se etj te dalin hapur e te pranojne fajesine per pergjegjesine e tyre personale dhe jo me per te gjitha barbarizmat e bera nga ata ne bashkepunim me ate regjim.
Mjerisht se fundmi ne qarkullim po dalin te botuara ditaret politikisht korrekte te mjekeve personale te familjes se diktatorit Hoxha. Keto flete te shkruara me skrupuj jakobine qofshin shqiptare franceze a kineze kane vecantine te njoftojne ne ditaret e tyre jo vetem se zonja e zeze Nexhi Hoxha e cila vuante ca si shpesh nga crregullimet mendore - por i gjithe rrethi i ngushte i oborrit enverist vuante nga degradimet psikologjike. Publikimi i ketyre ditareve se fsheh dot qellimin per ti vendosur nje mburoje qesharake sistemit te nomenklatures moniste. Prandaj vetiu del sikur Nexhmije Hoxha smban dhe sduhet te mbaje pergjegjesi morale per aq sa ka dhunuar me veprimet dhe mosveprimet e saj. Tezat e ketyre mjekeve prane familjes Hoxha po krijojne nje klime protektive edhe pse fyese per shqiptaret per paaftesine mendore te udheheqjes komuniste. Vecse aftesia e nomenklatures komuniste u vertetua ne gjenocidin e luftes se klasave. Ka nje problem moral per mjeket qe botojne ditare qe sot u diktohet nga nje sjellje politikisht korrekte me paciente e byrose se Komiteti Qendror. Mirepo kur ata ishin ne pushtet benin gjithcka jo vetem per ta mbajtur te fshehte kurimin por edhe sugjeronin keshillonin dhe perpiqeshin te demonstronin publikisht aftesine mahnitese te udheheqjes.
Nderkaq mjeket e Ramiz Alise ende nuk kane dale ne qarkullim sepse ky eshte ende i forte dhe ka ndikim ne sferat e larta te Partise Socialiste. Mjafton te kujtoni se bashkepunetori i tij me i zellshem Gramoz Ruci turret si lubi sa here i sulmohet ish-shefi. Dhame se ne qarkullim nuk ka ditare qe flasin per Ramiz Aline dhe kjo kuptohet per vete faktin se nese nuk i ka asgjesuar nje kohe me pare tani i ka frikesuar deri ne palce. Shpresojme qe Komisioni per zbardhjen e masakres se Tivarit te arrije te gjeje dokumente per aftesine dhe paaftesine e nje drejtuesi komunist qe ne masakren e Tivarit ka pasur dijeni te plote.
Keshtu ky komision sduhet te beje gabimin e identifikimit te Enver Hoxhes me gjithe sistemin por sic dime nga eksperienca fryma e Hoxhes gjalloi edhe pas miokardit te pare ku iu paralizua cdo aftesi vendimmarrese. Nomenklatura me byrone ne krye ishte nje mekanizem i vajisur deri ne detaj. Keshtu qe edhe pas renies se regjimit njerezit qe perfaqesuan regjimin vijojne me spekulime te dores se pare per te mbrojtur veten dhe indirekt te tjeret me ditare politikisht korrekte.
Shume te rinj qe vuajne sot pasojat e atij sistemi nuk kane kuptuar se thelbi i sistemit komunist ishte amplifikimi i veseve ishte shkaterrimit i pakthyeshem Dr. Jekyll per te ndertuar nje Mr. Hyde jetegjate si metafore per krijimin e njeriut te ri. Amplifikimi i veseve erdhi nga humbja busulles se morali pasi u ndalua besimi religjioz shtetezimi i prones private dhe me keq te konceptit te sajfutja e sistemit te spiunimit preventive zevendesimi i moralit qe instinktivisht nga frika e prejardhur ndaj Perendise me moralin komunist te besnikerise se Partise frika nga Shteti-parti dhe zevendesimi i perceptimit te natyrshem te vendit te kombit te tjetrit te botes perreth me nje mitologji hiper-nacionaliste pothuaj e tejkalonte me racen superiore qe predikonte nazizmi hitlerian per rrjedhoje shkaterrimi i koncepteve baze estetike mbi te bukuren dhe te shemtuaren ne art e letersi dhe te miren dhe te keqen ne Etike. Dhe ne kete mes Mr. Hyde profilizohen keta njerez qe mbajne ditare intime per familjen Hoxha. Mbetet kjo trashegimia me e frikshme e diktatures pas 20 vitesh demokraci te brishte. Mbetet trashegimia komuniste sepse nuk shembet as bie nga koha sepse njeriu i ri riprodhon vetveten. Ashtu si pinjollet e tyre kthehen ne pinoke te flakte per liri e demokraci.