Think different Mr. Rama
Dear Ed
Mendo ndryshe per te miren e perbashket te shqiptareve. Per njerezit qe punojne ndershmerisht dhe gjobiten padrejtesisht pse mungon ende Gjykata Admistrative ku mund te gjejne te verteten ligjore. Voto pro ngritjes se Gjykates Administrative sepse eshte vote per te ardhmen e qytetareve. Mendo ndryshe Edi Rama pse eshte momenti kur u sherbehet interesave me te medha sesa kulisave vetjake a partiake. Eumlshte koha per te zhdukur frymen e ndenjur te labirinteve te mendjes ndaj guxo te besh pak histori duke guxuar te shohesh ne sy. Ndiko pozitivisht ne shoqeri per tju dhene driten jeshile eunukeve socialiste te votojne ndershmerisht. Mos ki frike Mos shiko pertej te Majtes apo te Djathtes por shiko drejt dhe voto. Mos u divorco nga e verteta por perqafoje ate mos e abrogo mendimin ndryshe por stimuloje ate Voto Gjykaten Administrative
Ringjalle shpresen brenda sutakut duke ngritur gishtin e majte OK sikur te ishe Qezari i fundit ne tribunen perballe gladiatoreve. Mos ia ngri si gjithmone gishtin e mesit biznesit por lufto me duar hapur edhe pse te papastra. Ska gje edhe pse te papastra ne kohe te veshtira ato jane te mira. Liberalizoje qendrimin ndryshe dhe fto arsyen te asistoje vendimin tend. Mos flirto me keshillat cinike por dashuro sugjerimet e Ambasades se Shteteve te Bashkuara dhe te Lira. Perfito nga rasti te dalesh ne drite si i ndritur si i rritur si i gjezdisur ne bote. Misioni yt ne Partine Socialiste merr faktorizim ne momentin qe vlereson bashkepunimin dhe jo imponimin. Domethene ndertimin e nje shoqerie te shendetshme pertej intoksikimit me akuza. Jepi shprese alternatives se te menduarit ndryshe. Sundoje egon dhe kalero te miren Voto Gjykaten Administrative
Eumlshte momenti i kthimit ne identitet te dinjitetit qytetar te perdhosur me dashje apo pa dashje nga Ju prandaj hiqe devizen e partizanit te kauzave te humbura te filozofeve anti-demokrate largoju idhujtarise se parase cliro neuronet e sekuestruara te deputeteve socialiste. Jepi adrenaline trupit te narkotizuar. Reflektoje lirine e pranuar ne vitet 90-te bazuar mbi te verteten dhe racionalen ne menyre qe vendi dhe shoqeria te ece me te njejtat hapa me vendet dhe shoqerite moderne. Edhe sot si mot kur ia futshim kot liria progresi modernizmi e atdhedashuria vjen pasi ke flakur kultin e vetvetes apo te patur material prandaj eshte mire Voto Gjykaten Administrative
Nise revolucionin nga vetja per te ardhur i barabarte mes te barabartesh me mundesi te ndryshme realizoje nje pjese te punes se deshiruar por kurre te pa meshiruar. Nenshtroje vullnetin per tu siguruar sipermarresve nje gjykim te drejte dhe jo nje gjobe tjeter 20 per qind te zhdrejte. Vota pro Gjykates Administrative eshte kundra tiranise se babezise kundra pushtimit tatimor dhe asgjesimit kuptimor. Zgjatja doren kundershtarit si besimtar i nje feje njerezore per njerezit kundra njeriut. Prediko voten e lire duke lene te votojne te lire deputetet Urdhero voten per Gjykaten Administrative
Mendo ndryshe Edi Rama pse ka ardhur momenti te nxjerresh veten nga ky terr nga kjo varferi burg mendimesh apo ndjenjash ne te cilin je strukur tash sa kohe dhe menyra me e shpejte per te menduar ndryshe eshte te votosh Gjykaten Administrative