Flet Alket Rizai: Si e njoha Marian Kolën, grekët donin ta vrisnin, jo ta kapnin
TIRANE- Policia greke donte ta vriste Marian Kolën. Unë dyshoj shumë që në vrasjen e tij ka gisht dhe policia shqiptare”. Akuza e rëndë vjen nga Alket Rizai, ballshioti, që duket se ia ka sjellë në majë të hundës policisë greke. I arratisur dy herë nga burgu dhe i ‘dështuar’ në tentativën e tretë, Alket Rizai flet për “GSH” nga burgu i sigurisë së lartë të Dhomokosit në Greqi.
Ai rrëfen për njohjen e tij me Marian Kolën, shkodrani, i cili u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të 21 korrikut nga policia greke pas pesë muajsh arrati. “E njoh Marian Kolën, por nuk kisha aq miqësi sa përflitet. Nuk ka aspak lidhje që ai do të më ndihmonte mua të arratisem. Unë ruhem në Dhomokos me 500 forca policie”, thotë Rizai. Më tej flet për dyshimet e tij për vrasjen e Kolës, që me shumë gjasë thekson Rizai “mund të ketë gisht dhe policia shqiptare”. I pyetur nëse do të tentojë sërish arratisjen ai përgjigjet “Si mendoni ju, do ta kaloj unë tërë jetën në burg?.
Z.Rizai pak ditë më parë policia greke vrau Marian Kolën, i cili cilësohej si miku juaj i ngushtë. Si e përjetuat?
Është e vërtetë që njihem me Marian Kolën. Jemi njohur në burgun e Grevenasë, edhe pse ndodheshim në seksione të ndara dhe larg njeritjetrit. Kemi patur shumë pak komunikim dhe miqësia jonë nuk ishte aq e fortë sa përflitet. Kishim respekt për njeri- tjetrin, por lidhjet tona telefonike ishin të pakta. Ishte djalë i veçantë. Natyrisht që për vrasjen e tij jam ndjerë shumë keq, qoftë dhe për faktin se është qytetar shqiptar.
Është përfolur shumë se Marian Kola do ju ndihmonte për tu arratisur. Sa të vërteta ka në tërë këtë histori?
E kam thënë dhe më herët, nuk ka asnjë të vërtetë. Unë ndodhem në burgun Dhomokos, i cili që ditën që jam transferuar këtu është rrethuar nga të paktën 500 policë. Është bërë shtetrrethim. Lidhja e të arratisurve me mua u bë për faktin se afër 60 kilometra larg burgut ku ndodhem unë u gjet një makinë me tritol dhe u hodhën dyshime të tilla, që nuk kanë asnjë të vërtetë brenda.
Meqë ju pranoni njohjen me Marian Kolën, keni patur ndonjë kontakt me të, gjatë kohës që ai jetoi në arrati?
Mes nesh nuk ka patur asnjë kontakt gjatë kohës që Mariani ka qëndruar në arrati.
Si e njihni ju Marian Kolën?
Si një djalë të tërhequr, që fliste rrallë. Madje di që dhe me miqtë e tij shumë të ngushtë hapej pak. Për aq sa e njihni Marianin, mendoni se ishte aq i rrezikshëm për policinë greke, e cila e ekzekutoi me plumb në shpinë? Policia greke donte ta ekzekutonte Marian Kolën dhe jo ta arrestonte. Edhe në 2009 kur u arrestua pas arratisjes së parë nga burgu, policia qëlloi në drejtim të tij, se donte ta vriste, por nuk ja doli. Për vrasjen dyshimi shkon dhe më tej, që mund të ketë gisht policia shqiptare.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(m.a/BalkanWeb)