E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona dhe Messi me rekorde të reja

Barcelona me fitoren ndaj Malagës ka arritur rekorde të reja në La Liga. Skuadra e Tito Vilanovës është skuadra me startin më të mirë ndonjëherë në pjesën e parë të edicionit.

Nga 57 pike të mundshme, Barcelona ka fituar 55 pikë duke kaluar rekordin e Pep Guardiolës në sezonin 2010-2011 kur kishte fituar 52 pikë në xhiron e parë të edicionit.

Në këtë pjesë të edicionit, Barcelona del skuadra me bilancin më të mirë të golave duke shënuar 64 gola dhe pranuar vetëm 20. Barcelona poashtu është skuadra me më shumë fitore të arritura si mysafir duke i fituar të gjitha ndeshjet.

Edhe Lionel Messi ka rekordet e tij në këtë ecuri fantastike. Lojtari më i mirë në botë është golashënuesi më i mirë ndonjëherë në pjesën e parë të edicionit me hiq më pak se 28 gola.

Messi poashtu është lojtari që i'u ka shënuar më së shumti gola skuadrave mysafire ndonjëherë në pjesën e parë të edicionit në La Ligas./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›