Flet Sekretari i Shoqatës “Pronësi me Drejtësi” “Pronarët bojkotuan kompensimin për çmimet qesharake” Toro: Duhen 63 miliardë lekë për 40 ha legalizime, pronarëve iu jepen vetëm 20 %
Në një intervistë për gazetën "Panorama", Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës "Pronësi me Drejtësi", Agim Toro, flet për procesin e kompensimit të pronarëve që janë prekur nga i legalizimeve.
Sipas Toros, këta pronarë kanë bojkotuar kompensimin, pasi vlera e tij është në çmime qesharake. Sipas tij, ka mjaft arsye që procesi po dështon.
Zoti Toro, u mbyll afati për aplikimin e kompensimit financiar të pronarëve që janë prekur nga procesi i legalizimeve. Por shumica e pronarëve nuk kanë shkuar të tërheqin paratë. Cili është shkaku sipas jush, që pronarët nuk kanë shkuar të aplikojnë të tërheqin paratë e tyre?
Disa janë arsyet që pronarët nuk shkojnë të aplikojnë. Në radhë të parë janë çmimet e vendosura nga vendimet e Këshillit të Ministrave, përsa i përket vlerës së tokës. është për të ardhur keq që rreth e qark Tiranës, ku janë me shumicë ndërtimet pa leje, çmimi i tokës është vetëm 13 mijë lekë të vjetra për metër katror. Në një kohë që çmimi i tokës në Shën Gjergj është dyfishi i këtij çmimi. Kjo është vendosur që pronarët të marrin sa më pak lekë. Një çmim dhe një kompensim të tillë pronarët nuk mund ta pranojnë. E dyta është se në ligj është parashikuar që pronarët të kompensohet 6 muaj pas publikimit të vendimit të Këshillit të Ministrave. Vendimi i parë i Këshillit të Ministrave është me numër 1453 në datë 05.11.2008 dhe për vitin 2009 vendimi i fundit ishte në datën 26.12.2009. Për vendimet e dala deri në fund të vitit 2009, pronarët nuk kanë marrë asnjë qindarkë dhe afati 6 mujor ka mbaruar në qershor. Në kuptimin e ligjit, këto vendime janë të pavlefshme sot. Këto vendime janë shprehur për shpronësimin e 1690 pronarëve afërsisht, e cila duket një listë e madhe, por që kanë shpronësuar vetëm 34.4 hektarë tokë. është një vlerë jashtëzakonisht e ulët me shifrën e vërtetë të kompensimit, e cila i kalon 17 mijë hektarë tokë. Në bazë të çmimit që ka vendosur Qeveria në vendime, megjithëse janë çmime të ulëta, shuma e parave që duhej të kishin marrë këta pronarë minimalisht deri në fund të qershorit është 6.3 miliardë lekë, kur sot publikohet me të madhe se në dispozicion të këtyre pronarëve janë vetëm 1.5 miliardë lekë. Pra, një shifër gati 5 herë më e ulët. Këtu luhet një lojë sikur këta po shpronësohen dhe po marrin vetëm 20 për qind sot. Pra, për 40 hektarë do merren 20 për qind e shumës. Pjesa tjetër nuk dihet se kur, sepse para nuk ka. Paratë nga legalizimet dhe sipas deklarimeve 70 për qind kanë përfunduar dhe janë grumbulluar, që do të thotë se para të tjera nuk mund të disponohen për këtë proces dhe në thelb pronarët shpronësohen me dhunë. Arsyeja e tretë është se çdo gjë është përqendruar në Tiranë. Pra, të gjithë pronarët e Republikës janë të detyruar të nisën për në Tiranë dhe mbi të gjitha u është vendosur një barrierë burokratike. Këta janë pronarë, kanë një titull pronësie dhe janë të regjistruar në ZRPP. Tani duhet të bëjnë një kërkesë, të aplikojnë, të paguajnë disa para se kështu i ka rregullat shteti, të bëjnë prokura e dokumente të tjera dhe duket sikur këta i luten shtetin "aman, më jep paratë". Në një kohë që është e kundërta, pasi shteti po i shpronëson ata dhe po ai duhet t'i njoftojë këta njerëz dhe t'u çojë parë në bankë. është e pamundur që nga rrethet të vijnë në Tiranë. Për fat të keq janë futur edhe këta pronarë në procesin kthimit dhe kompensimit të pronarëve që s'kanë lidhje, pasi nuk ka lidhje ligji me këta pronarë, por në fakt Agjencia mbetet vetëm me subjektet e shpronësuara sipas ligjit. Por këtu, dikush ndan lulet, e dikush ndan tapitë. Zoti Shaban Memia në institucionin e vet dhe dikujt tjetër i mpihen dhëmbët se s'ka para t'u ndajë pronarëve dhe është Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave. Kjo situatë për mendimin tonë e ka alarmuar shtetin shqiptar sot, sepse është para një fakti shumë të rëndë në arenën ndërkombëtare, sidomos në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Pika 1 e Konvetës thotë se çdo pronar duhet të gëzojë i qetë dhe i lirë pronën e vet. Vetëm në Shqipëri nuk ndodh kjo. Pronarët nuk gëzojnë dot pronën e tyre, sepse dikush tjetër vete dhe e zapton, ndërkohë që shteti favorin këta zaptues thjeshtë sepse konceptin e pronës e kanë të mbrapshtë. Dhe pronarët tashmë i janë drejtuar Gjykatës së Strasburgut. është e pamundur që ky ligj të gjejë ekzekutimin e vet dhe kjo është arsyeja që për mendimin tonë ministri vajti dhe e nxiti këtë gjë. Ai kërkoi shtyrjen e afateve në mënyrë që t'i nxisë pronarët të shkojnë të aplikojnë, sepse nëse ka një gjë që nëse pronarët shkojnë të aplikojnë bien dakord më këtë mënyrë dhe këtë formë trajnimi, duke përfshirë çmimin dhe kohën në pafundësi të kompensimit të tyre. Dhe nuk dihet se kur do të përfundojë sepse, nëse këtë vit paskan 20 për qind të parave për 35 hektarë tokë, po për 37 mijë hektarë tokë të tjera? Këto të çojnë në konkluzion që gjithë kjo demagogji e politikës dhe shtetit shqiptar, që e drejta e pronës është e garantuar dhe mbrohet, fatkeqësisht ndodh e kundërta, pasi shteti vazhdon me konceptet e shtetit monit, që ta jep pronën kur të dojë dhe ta merr kur të dojë. është kjo arsyeja që në Gjykatën e Strasburgut janë mbi 400 dosje të çelura, të cilat presin radhën për gjykim. është kjo arsyeja që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njerit ka ardhur disa herë për të bërë seminare që të përmirësojë ligjshmërinë, por ka ndodhur e kundërta. Shteti shqiptar kërkon që t'i imponohet gjykatës, duke i kërkuar haptazi që të mos pranojë kërkesat e shtetit shqiptar. Shteti shqiptar i kërkon Gjykatës, se pavarësisht që unë e shkel Kartën e të Drejtave të Njeriut, unë të urdhëroj ty, Gjykatës e Strasburgut, që të mos e gjykosh çështjen shqiptare. Fatmirësisht, kjo gjykatë nuk është politike siç janë gjykatat e shtetit shqiptar, por është një gjykatë që udhëhiqet nga parime më të larta të njerëzimit sot.
Cilat janë propozimet tuaja që kjo situatë të zgjidhet në mënyrë që edhe shtetit të plotësojë detyrimet, por edhe pronarët të kompensohen?
Ne i kemi dhënë zgjidhjet me kohë. Shteti shqiptar nuk duhet ta lejonte këtë situatë, por për arsye të korrupsionit politik, për vjelje e votave, shteti e trumbetoi me të madhe legalizimin. U bënë disa ligje derisa arriti në konkluzionin që tua falte tokën atyre, duke transformuar edhe ato pagesa qesharake në letra me vlerë. Sot është para një dileme shumë të madhe, që do të zgjidhet ky problem apo jo. Për mendimin tonë ky proces është 100 për qind i dështuar. Pronarët e kanë kuptuar dhe prandaj nuk kanë shkuar të marrin paratë e tyre. Zgjedhjet nga politika janë 100 për qind të gabuara. Përsa i përket legalizimeve, ata ose duhet të paguanin 100 për qind të tregut, siç janë rregullat e kapitalizmit, që një pronë fitohet me blerje, dhurim ose trashëgim ose aty të bëhen studime për qendra urbane, qytete satelite rreth Tiranës, ku janë ndërtimet pa leje. Të ndërtohen pallate duke dhënë kushtet e ndërtimit mbi 8 kate, në mënyrë që katet e mësipërme të shërbenin për të strehuar këta banorë. Ne kemi propozuar me kohë, por politika ka gjetur këtë zgjedhje për t'u vjelë votat.
Përmendët 400 dosje në Gjykatën e Strasburgut. Kur mund të ketë një vendim për këto dosje?
Këto dosje janë hapur tashmë. Janë 13 vendime gjyqësore, që janë dhënë në muajin qershor. I është dhënë një afat kohor prej 3 muajsh qeverisë për të zgjidhur problemin, në të kundërt ato vendime do të jenë të rënda. është kjo arsyeja që Avokatura e Shtetit i ka dërguar letër Gjykatës së Strasburgut, duke i kërkuar që ato vendime të mos marrin formë të prerë, në mënyrë që shteti shqiptar të mos ndëshkohet. Dhe u kërkon atyre, në fakt i urdhëron, që këto çështje dhe ata qytetarë t'i adresojë brenda shtetit shqiptar, sepse ka ligje efektive. Por në fakt cilat janë ligjet efektive? Cilat janë zgjidhjet? Në fund të fundit ka një gjë që çdo pronë nuk kthehet. Në qoftë shteti nuk do t'ia kthejë do të thotë se ajo transferohet në një faturë financiare. Ajo faturë sot nuk ekziston. Por pse nuk bëhen publike shifrat për kompensimin e pronarëve. Pse nuk bëhen publike se sa tokë do t'u merren pronarëve për efekt legalizimi dhe sa është kostoja e kësaj toke? Kur ALUIZNI trumbeton me të madhe se ka bërë harta dixhitale, pse nuk tregon kostot e këtij legalizimi? Ne e kemi bërë llogarinë tonë dhe del një kosto prej 10 miliard eurosh. Vetëm për procesin e legalizimeve është kjo kosto. Fakti është i thjeshtë. Vetëm 35 hektarë tokë, duhen afërisht 45 milionë euro. Afërisht është 1 milion euro për 1 hektarë tokë. Po të bësh llogaritjet, 17 mijë hektarë tokë. Politika shqiptare e këtyre 20 viteve nuk ka dashur kurrë ta bëjë publike këtë dhe ky është një borxh publik dhe do të paguhet.