Flet deputeti socialist, Arben Ahmetaj Ahmetaj: Të hetohet 28 qershori, zgjedhjet lokale janë hap i dytë “Përplasja me Topin bëhet për të hyrë në një negociatë të re kontrolli me ekzekutivin”
Deputeti socialist, Arben Ahmetaj, shpj-egon përmes intervistës së tij etapat që duhet të kalojë zgjidhja e krizës politike, përcaktuar në rezolutën e PE-së.
Sipas tij, pa bërë transparencën e zgjedhjeve, s'mund të nisë reforma zgjedhore. Ahmetaj e sheh përplasjen e maxhorancës me Presidentin, si një përpjekje kontrolli të saj ndaj kreut të shtetit. Duke analizuar edhe treguesit ekono-mikë, Ahmetaj shprehet se vendi është në një krizë të thellë ekonomike, që tentohet të fshihet nga Qeveria.
Zoti Ahmetaj, jemi 12 muaj pas zgjedhjeve parlamentare dhe ende nuk kemi zgjidhje të krizës politike. Ju keni qenë një nga negociatorët e PS me PD dhe europarlamentarët, cili është mesazhi i tyre dhe përmes rezolutës së miratuar nga PE?
Dymbëdhjetë muaj krizë kanë mjaftuar për ne dhe faktorin ndërkombëtar për të kuptuar se institucionet shqiptare janë larg të qenit të maturuara, kanë mjaftuar për të kuptuar se demokracia shqiptare është shumë e brishtë, e varur në qëllime dhe teka apo në humor të një personi, i cili komandon në rresht të gjitha strukturat e tij dhe sot unë mund të konsideroj pa asnjë lloj dyshimi se kemi një Parlament të kapur prej Kryeministrit. Megjithatë do t'i bëja një lexim kulmimit të përpjekjeve për të zgjidhur krizën shqiptare, rezolutën e PE një muaj më parë. Rezoluta ka një preçizim të asaj që duhet të ndodhë me zgjidhjen e krizës, një preçizim të përshkallëzimit të reformave për ta nxjerrë vendin nga kriza, dhe jo thjesht, por për ta futur vendin në një rrugë reformash, të cilat realisht të jenë të pamundura për t'u ç'bërë edhe njëherë, ashtu siç ka ndodhur në mandatin e parë apo siç po ndodh në vitin e parë të mandatit të dytë të Qeverisë Berisha. Pra, jemi duke folur për ta futur vendin në një rrjedhë reformash, që do të garantojnë votën e lirë të qytetarit shqiptar, logjikën kushtetuese apo ligjore të institucioneve.
Po ta lexosh me kujdes rezolutën, reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme, por ajo do duhet të vijë pas transparencës. Pra, transparenca është pika A e fillimit të zgjidhjes së krizës politike në Shqipëri. Pra, komisionin hetimor, ku shumicën dhe kryetarin ta ketë opozita, i cili do të hapë kutitë e dokumentacionit elektoral. Gjetjet e këtij komisioni do t'i shërbejnë komisionit të reformës zgjedhore, i cili do të fillojë punë menjëherë sa të krijohet komisioni hetimor. Ndërkohë po të shohësh elementët e rezolutës, flitet për një reformë parlamentare, ato flasim për respekt të pavarësisë së institucioneve. Jemi duke folur për një institucion shumë të fortë të BE, siç është Parlamenti Europian, i cili ka vendosur pikat e referimit për zgjidhjen e krizës. Nuk mund të shkojmë tek hapi i dytë pa filluar me hapin e parë.
Për momentin që flasim, a ka diskutime dhe negociata mes palëve, apo çdo gjë ka ngrirë deri në shtator?
Në çështjet themelore unë besoj se politika nuk bën pushim dhe shpresoj se muaji gusht nuk është një muaj pushimesh.
Në skenën politike kemi një përplasje mes maxhorancës dhe institucionit të Presidentit, madje kemi dhe një propozim për hartimin e një ligji organik për institucionin e Presidentit. Si e gjykoni këtë përplasje?
Unë i shoh në dy këndvështrime këto përplasje. Së pari, e shoh si një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen e opinionit publik. Po ta shohësh në historinë e vet, maxhoranca ka qenë shumë e aftë në tërheqjen e vëmendjes së opinionit publik nga çështjet themelore, siç është kriza politike apo kriza ekonomike sot, në çështje që për momentin mund të jenë të dorës së dytë. Kjo është e para sipas meje. E dyta, është që në këndvështrimin e maxhorancës mund të ketë një mendim që institucioni i Presidentit ka dalë nga kontrolli politik i Berishës. Ky mund të jetë një këndvështrim i tyre, jo domosdoshmërisht yni. Maxhoranca, përmes kërcënimeve indirekte kërkon të rihyrë me Topin në një negociatë të re kontrolli. Pra, është dhënie-marrje terrenesh, nuk është se jemi duke folur për një gjë thelbësore kushtetuese. Ne sot kemi një problem thelbësor, siç është mbarëvajtja e Parlamentit dhe nuk kemi asnjë iniciativë PD-LSI për të rregulluar funksionimin e tij. Duke parë që Parlamenti është shkatërruar nga dyshja Topalli-Berisha, nuk shohim ndërmarrje të ndonjë iniciative për ta rikthyer Parlamentin në standarde demokratike. Asnjë hap të tillë nuk kemi dhe merremi me çështje të tjera, që unë do ta konsideroja zhvendosje vëmendjeje dhe një tendencë për të kontrolluar dhe institucionin e Presidentit.
Seanca e fundit parlamentare u mbyll në mënyrën më të keqe të sajën, deri në konfrontim fizik mes palëve, ndërkohë që prisnim një klimë më të zbutur për shkak dhe të negociatave PD-PS, që do të çonin në një konsensus. Pse ky mllef dhe ky qëndrim mes palëve?
Dy seancat e fundit të Parlamentit nuk duhen ndarë nga njëra-tjetra. Seanca e parafundit kishte tensionin nga ana e maxhorancës, për shkak të devijimit të votës nga tre deputetët e vet për ndryshimet në ligjin e SHISH-it dhe ai lloj tensioni u mbart edhe në seancën e fundit, ku opozita do të bënte një oponencë tejet të specializuar të projektbuxhetit nen për nen që kishte sjellë Qeveria. Ndërkohë Jozefina Topalli, e cila është shkaktarja kryesore e prishjes së parlamentarizmit në Shqipëri në këto vite, i privoi të drejtën opozitës të debatonte për ligjin themelor të Qeverisë, siç është buxheti i shtetit, e për më tepër, provokoi sallën për dhunë. Madje unë jam i bindur se deputeti që provokoi incidentin është i shtyrë direkt apo indirekt nga qëndrimi i Jozefina Topallit ndaj opozitës. Ajo seancë është turpi i Parlamentit. Të mendosh që në atë sallë do të duhej të hynin 140 përfaqësues të popullit, të cilët pavarësisht qëndrimeve tepër rigide apo jo aq rigide politike, të përfundonin në rrahje me njëri-tjetrin. Ai nuk është Parlament, është një sallë kaosi ku mbizotëron jo ligji, jo interesat e votuesve, por interesat e asaj maxhorance për të ndrydhur e shtypur opozitën. E megjithatë, sigurisht që maxhoranca sot e di shumë mirë se nuk ka asnjë mjet efektiv për të frenuar opozitën në funksionin e saj opozitar.
Si një ekspert i ekonomisë e që jeni marrë dhe direkt me të, shihni një kontradiktë mes shkurtimeve të të ardhurave dhe shpenzimeve dhe rritjes së rrogave e pensioneve, duke çuar në rritje ekonomike?
është fare e thjeshtë për të kuptuar atë që bën Berisha; sjell një buxhet pa investime të reja, sjell një buxhet me një reduktim
Drastik, ku vetëm investimet shkurtohen rreth 31% në krahasim me vitin e kaluar, sjell një buxhet ku nuk ka asnjë investim të ri për 2010; sjell një buxhet ku ulen me rreth 1,9 miliardë investimet sociale, ndërsa ai mburret se i ka rritur ato. Sjell një buxhet ku rritja e të ardhurave e indeksuar me inflacionin është zero, ndërsa po t'i hyjmë zhvlerësimit të lekut dhe elementëve të tjerë, sigurisht që situata është akoma më e keqe. Ndryshimet që erdhën në buxhet reflektojnë krizën që po kalojnë financat publike. Rritja e pagave dhe pensioneve është mjaft modeste, as indeksim, madje mund të them se pensionistëve të fshatit u është shtuar vetëm 200 lekë në ditë, e bëri vetëm për ta mbajtur si refren që do ta këndojë gjithë kohën për të thënë se në Shqipëri nuk ka krizë. Realiteti është krejt ndryshe. Situata me borxhin publik është tejet e përkeqësuar dhe madje edhe me buxhetin e ndryshuar që solli, pretendojnë se borxhi publik do të jetë në të njëjtin nivel me 2009, pra sillet në Kuvend një buxhet me reduktime drastike që mban në realitet të njëjtin nivel borxhi, me një rrezik eminent për falimentim të financave publike. Dhe nëse do të ndjekim hap pas hapi rritjen ekonomike, të jemi të bindur se situata e borxhit, në përqindje dhe në shifra përballë Prodhimit të Brendshëm Bruto do të jetë akoma më e lartë, sepse Qeveria ka sjellë një pretendim të pabazuar të rritjes ekonomike me 4,1%, ndërkohë që tremujori i parë i 2010 ishte vetëm 2%, që dot thotë trashë-trashë që të arrish nivelin e 4% do të duhet që në gjashtëmujorin e dytë rritja të jetë nga 7-9% që të arrihet mesatarja vjetore, 4%. Pra, jemi në një situatë të pamundur. Por duhet thënë se me këtë veprim, Qeveria zyrtarisht pranoi krizën. Unë pres që Qeveria në vazhdim të kërkojë ndihmën e opozitës për të përballuar krizën ekonomike, por mbi të gjitha kërkohet zgjidhja politike që t'i hapet rrugë zgjidhjes ekonomike.
Jemi rreth 9 muaj para zgjedhjeve vendore, ku dhe PS pritet të nisë organizimin e saj për to. Si do ta vlerësonit opsionin e shkrirjes së partive të vogla të majta, siç është rasti i G99, apo mendoni se duhet të krijohet një koalicion i madh me shumë parti?
Unë do të jap një përgjigje ndryshe nga ajo që ju prisni.
Unë pres atë përgjigje që do të jepni ju... ?
Unë mendoj se përgatitja e parë për zgjedhjet lokale është fillimi i zgjidhjes së krizës, është komisioni hetimor për zgjedhjet e kaluara. Ky është hapi i parë i përgatitjes së zgjedhjeve të ardhshme. Hapi i dytë është reforma zgjedhore, hapi i tretë është reforma parlamentare, pastaj vijmë tek zgjedhjet lokale, para këtyre angazhimeve, jemi larg zgjedhjeve lokale.
Të mos harrojmë se jemi shumë afër në kohë dhe nëse nuk bëhemi gati, do të kërkohet ndoshta shtyrje e tyre... ?
çdo gjë do të ndodhë hap pas hapi. Komisioni hetimor është i pari në axhendën politiko-institucionale të opozitës dhe PS.