E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flet e ema e Alket Rizait e penduar per thirrjen qe i beri te birit

Është penduar për thirrjen që i bëri të birit. Donika Rizai një ditë pasi i tha publikisht djalit të saj Alketit, të vazhdonte misionin e tij deri në fund, ka reflektuar. Por është e bindur që ai nuk është fajtori. 
Fëmijë i një familje të shtrese të mesme, më i vogli i 4 djemve Alketi kujtohet si djalë i bindur. Nëse do të kishte tjetër jetë,  ai sot ndoshta do të ishte një nga inxhinirët e zotë elektronikë.  Ky ka qenë pasioni i tij që në moshën 10 vjecare.  Sportiv që në femijëri, tifoz i çmendur i Barcelonës.
Kurse në qelinë e burgut aktualisht mban  6 flamuj kombëtarë.  Vitet e para të fëmijërisë se tij i ka kaluar në fshatin Kalenjë te dajot e tij.  6 vjeç është kthyer në qytetin e lindjes në Bllash. Shkollën e mesme nuk e përfundon pasi largohet në Greqi.

Alket Rizai apo “ALKI” u dorëzua pas afro 24 orësh qëndrese në burgun e Malandrinos në Greqi. 
Ai shantazhoi se ishte pengmarrësi i gjashtë punonjësve të burgut dhe se vetë ishte mbështjellë me C4. 
E gjitha ishte një bllof. Kur iu rivendosën pranga premtoi për një tjetër histori të bujshme. I dënuar me dënim të dyfishtë me burgim të përjetshëm e ka të vështirë të besojë jetën në qeli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›